RTK

RTKLive
21 Tetor, 2021

Renditja e 10 boksiervë më të mirë për 2010 nga Kosovaboxing.org

8 min read

Pas Shpalljes së më të mirëve për vitin 2010, Kosovaboxing.org ju sjell edhe 10 më të mirët nga boksi ynë profesionist. Ne si redaksi analizuam dhe erdhem deri te 10-të më të mirët për vitin që lamë pas, dhe atë sikurse faqet botërore të boksit që zgjedhin më të mirët. Ne morëm në konsideratë pjesëmarrjet, sa meçe zhvilluan, fitoret e numëruara, kundërshtarët dhe titujt e fituar. Kjo është renditja e përgjithëshme për këtë vit :

1. Nuri Seferi, 3-0  – Nuri Seferi ka qenë boksieri më i sukseshëm shqiptar këtë vit në arenën ndërkombëtare, duke shënuar tre fitore të vlefshme. Fitoren e parë e shënoi ndaj Jonatan Pasi me vendim unanim pas gajshtë raundeve. Ky duel ishte edhe parameç i duelit për titullin e WBO të Evropës që e zhvilloi më pastaj kundër Sandro Siproshvili ku shënoi fitore me vendim unanim pas 12-raundeve. Me këtë titull të fituar Nuri Seferi u bë boksieri i tretë shqiptar që ka fituar titullin e kampionit evropian pas Luan Krasniqit dhe Shpend Abazit. Seferi e përmbylli vitin edhe më bukur kur mbrojti titullin e WBO të Evropës në Gostivar, kundër Douglas Otieno. Ky sukses i boksierit tonë e bëri që stafi i redaksisë sonë të zgjedhin boksierin më të mire për vitin 2010. Nuri Seferi përmbylli stinorin në vendin e 6-të në WBO dhe i 74-ti sipas boxrec.com.

2. Vigan Mustafa, 4-0 – Vigan Mustafa ka zhvilluar katër duele këtë vit dhe në të gjitha ka dal fitues. Ai ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj boksierve mjaft cilësor dhe të ranguar lartë. Mustafa duelin e parë e fitoi ndaj romunit Giulian Ilie, me diskualifikim në raund të gjashtë. Më pastaj Mustafa zhvilloi edhe dy duele tjera në gjashtë raunde duke triumfuar ndaj çekut Jindrich Velecky dhe çekut tjetër Jari Svacina. Duelin më të rëndësishëm e zhvilloi me 20 Gusht, për titullin IBF Mediteran të kategorisë gjysmë të rend, kundër italianit Maurizio Lovaglio. Pas 12-raundeve Mustafa doli fitues me vendim unanim. Ky është titulli i parë i fituar nga boksieri ynë nga Prishtina me residence në Itali. Mustafa renditet i 56-ti në botë sipas boxrec.com në kategorinë gjysmë të rend.

3. Haxhi Krasniqi, 4-0 (1 KO) – Haxhi Krasniqi pati edhe një vit të përkryer. Krasniqi mjaft mirë e filloi vitin ku me 23 Janar, mposhti Alexander Sipos me knock-out teknik në raund të gjashtë. Duelin e dytë e zhvilloi për titullin Internacional të Gjermanisë ku mposhti romunin Tani Dima pas dhjetë raundeve. Në muajin Tetor arriti marrëveshje me ekipin e njohur SES Boxing. Nga kjo marrëveshje me SES Boxing, Krasniqit iu arranzhuan dy meçe, një në Gjermani dhe një në Ceki. Debutoi me suksese per SES Boxing me fitore duke fituar ndaj bjellorusit Konstantin Makhankou me vendim unanim në tetë raunde. Sfidën tjetër e fitoi në Ceki kundër çekut Jindrich Velecky poashtu me vendim unanim në gjashtë raunde. Pra një vit i sukseshëm për Krasniqin e ri, ku do të ketë sfida të radhës me 2011. Ai e përmbyll stinorin në vend të 47-të sipas boxrec.com.

4. Selajdin Koxha, 2-1 (1 KO) – Selajdin Koxha vitin 2010 e mbaroi me një sukses tjetër. Pas triumfit që pati me 2009 kur fitoi titullin e Belgjikës në kategorinë super të mesme, Koxha këtë vit arriti të fiton edhe një titull tjetër, atë të Beneluxit. Stinorin nuk e filloi mjaft mirë ku me 23 Janar, zhvilloi një duel në Holandë me të pamposhturin Gevorg Khatchikian ku u mposht me pike pas tetë raundeve. Kjo humbje nuk e demotivoj Koxhën ku me 19 Mars luftoi për titullin vakant të Beneluxit kundër Domingos Nascimento Monteiro. Koxha fitoi përballjen me të pas gjashtë raundeve ku nuk ishte më i denjë të vazhdoj. Pas këtij triumfi Koxha zhvilloi edhe një duel tjetër në muajin Nëntor ku fitoi një tjetër duel ndaj Jonathan Profichet me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Kjo fitore i shërbeu Koxhës sa për të mbetur në formë. Koxha përmbyll stinorin në vend të 97-të sipas boxrec.com.

5. Kreshnik Qato, 3-1 – Kreshnik Qato ka pasur edhe një stinor të sukseshëm. Duelin e parë e fitoi në Londër ndaj Alex Spitko, me vendim unanim në gjashtë raunde. Bukuri dhe vlera të boksit, Qato e tregoi, me 2 Maj në Tiranë ku mbrojti titullin WBF “World Boxing Federation” duke fituar ndaj argjentinasit, Estaban Waldemer Ponce. Në një luftë me shumë emocione dhe mjaft bukur e organizuar nga promoter Yll Ndroqi, Qato fitoi me vendim unanim pas 12-raundeve. Duelin tjetër e fitoi prapë në Londër ndaj Matt Scriven pas gjashtë raundeve. Pas tre fitoreve Qato e mori një ofertë për të boksuar në Ceki kundër afrikanit nga Tanzania, Karama Nyilawila për të mbrojtur titullin WBF. Qato u mposht nga Nyilawilla pas 12-raundeve. Edhe pse Qato pësoi këtë humbje, ai kishte një vit të sukseshëm dhe besojmë që kjo humbje do t`a forcojë edhe më shumë dhe do të jetë i gatshëm për sfidat e radhës me 2011. Qato përmbyll vitin në vend të 120-të sipas boxrec.com.

6. Edis Tatli, 3-0 (1 KO) – Edis Tatli ka zhvilluar tre duele këtë vit duke shënuar të gjitha fitore. Edhe pse Tatli ishte në shërbim ushtarak, ai e përfundoj këtë vit me mjaft suksese. Meçin e parë Tatli e fitoi me 26 Mars ndaj franqezit, Damien Martin me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Pas 11-fitoreve në boskin profesionist, menagjeri i tij, Pekka Maki  vlerësoi se Tatli është pjekur të boksoj në tetë raunde. Ai duelin e dytë e zhvilloi ndaj spanjollit me eksperiencë, Rudy Encarnacion duke e mposhtur me vendim unanim. Tatli duelin e tretë e fitoi ndaj bullgarit Asan Yuseinov me ndërprerje në raund të gjashtë. Kjo fitore ishte më e bukura deri më tash nga Tatli ku nga meçi në meç po bëhet më i mire. Tatli është njëri ndër boksierët më perspektiv shqiptar. Tatli përmbyll vitin në vend të 141-të sipas boxrec.com në kategorinë e lehtë.

7. Sefer Seferi, 2-0 (2 KO) – Sefer Seferi ka zhvilluar dy duele këtë vit. Seferi dyluftoi për titullin WBF Internacional të kategorisë kruzer, ndaj hungarezit Viktor Szalai në Vienë të Austrisë. Hungarezi nuk ishte i denjë për Seferin gjë që ai u gjet disa herë në knock-down dhe në raund të dytë gjyqëtari e ndaloj luftën. Seferi poashtu boksoj në vendlindje në Gostivar në parameç të vëllaut të tij, Nuriut, ku mbrojti titullin evropian ndaj Otieno. Seferi për kundërshtar pat një hungarez tjetër, gjë që e mposhti me ndërpreje në raund të dytë. Deri më tani Seferi ka zhvilluar 12 meçe profesioniste duke fituar të gjitha, e ndër to 11-të me KO. Seferi radhitet i 255-ti sipas boxrec.com. Seferin do t`a presin më shumë duele në vitin 2011.

8. Shpëtim Shala, 3-0 (1 KO) – Pas avanturës së kaluar disa vjeçare në boksin austriak. Shpetim Shala vitin 2010 ka zhvilluar më shumë duele në trevat shqiptare. Ai zhvilloi dy duele në qytetin e lindjës në Pejë dhe një Tiranë. Nën organizimin e parë nga Federata Profesioniste e Kosovës që e organizoi me 28 Mars në Pejë, Shala arriti fitoren e pare ndaj hungarezit Michal Tomko. Me një goditje të fortë në raund të tretë Shala fitoi meçin e parë në 2010. Duelin e dytë Shala e zhvilloi në Tiranë me 2 Maj në Tiranë ndaj kroatit me eksperiencë Josip Jalusic. Pas gjashtë raundeve, Shala fitoi me vendim unanim. Vitin 2010 e përmbylli prapë në Pejë ku shënoi një tjetër fitore ndaj një kroati tjetër, Nikola Matic. Shala pati disa probleme në këtë duel por arriti të fitoj me vendim unanim. Shala përmbyll stinorin në vend të 126-të sipas boxrec.com.

9. Ardian Krasniqi, 5-0 (2 KO) – Ardian Krasniqi ka zhvilluar pesë duele këtë vit duke triumfuar në të gjitha duelet. Dy duelet e para i fitoi në gjashtë raunde ndaj Abdelouahed Ben Lelly dhe Mitko Hristov. Duelin e tretë e fitoi me ndërprerje në raund të pestë ndaj Csaba Batta. Më pastaj fitoi tjetër duel me vendim unanim në gjashtë raunde ndaj Fran Gozales. Pas katër dueleve të zhvilluara Krasniqi pësoi një lëndim, gjë që e largoi për gjashtë muaj nga ringu.Krasniqi kishte pasur një lëndim të krahit ku ju desh intervenim kirurgjik. Pas kurimit të krahut,  Krasniqi u rikthye në muajin Dhjetor ku shënoi fitore ndaj Zoltan Ramocsa me ndërprerje në raund të katërt. Krasniqi përmbyll stinorin në vend të 258-të sipas boxrec.com.

10. Agron Xhilla, 6-0 (4 KO) – Debutuesi më i mirë i vitit 2010 nga redaksia jonë Kosovaboxing.org, Agron Xhilla ka pasur një stinor të sukseshëm. Xhilla zhvilloi gjashtë duele duke fituar të gjtha duelet e ndër to katër me ndërprerje. Ai zhvilloi gjashtë duele profesioniste duke fituar të gjitha, e ndër to katër me ndërprerje. Xhilla i patrembur fare me vetëm tre duele profesioniste mori një ofertë për të boksuar në Kenija të Afrikës kundër Mustapha Noor për titullin vakant të Afrikës Lindore-Qendrore. Xhilla në një luftë të vështirë arriti të kthehej me titull. Ai kishte pësuar një goditje në kokë nga Noor gjë që e gjyqëtari e ndërpreu duelin duke i dhënë fitoren boksierit tonë. Ky ishte një vit i sukseshëm i tij dhe pritet që edhe në vitet e ardhshmë të vazhdon me suksese të tjera që do t`a presin. Xhilla vitin e parë e përmbyll në vend të 362-të sipas boxrec.com.

Pasojnë :

11. Jetmir Kuqi, 4-0 (3 KO)
12. Elvir Muriqi, 1-0
13. Arnold Gjergjaj, 5-0 (3 KO)
14. Fatjon Murati, 3-1 (1 KO)
15. Orial Kolaj, 2-1 (1 KO)
16. Disarjot Gashi, 1-1-1
17. Petrit Dobroshi, 2-0-1
18. Armand Cullhaj, 3-0 (1 KO)
19. Adnan Salihu, 5-1 (3 KO)
20. Gjetan Keta, 4-0 (3 KO)
21. Sevdail Sherifi, 4-0-1 (4 KO)
22. Stivens Bujaj, 3-0 (2 KO)
23. Bedarin Toma, 3-0 (1 KO)
24. Artur Drinaj, 2-1 (2 KO)
25. Festim Kryeziu, 3-0 (2 KO)
26. Shendrit Hotjani, 3-0-1 (1 KO)
27. Shqiprim Muriqi, 2-0 (1 KO)
28. Valdrin Muriqi, 2-0
29. Xhavit Visoka, 2-1 (2 KO)
30. Kadri Xhulaj, 1-0
31. Shefat Isufi, 1-0-2
32. Tefik Bajrami, 1-0 (1 KO)
33. Ilir Mustafa, 0-3

Redaksia KOSOVABOXING.org  – 8 Janar 2011

9 thoughts on “Renditja e 10 boksiervë më të mirë për 2010 nga Kosovaboxing.org

  1. por ne boksin amateur do ket ndonje renditje si kjo qe eshten ne boksin professionist……

  2. Bravo redaksis K,B .ORG PER PUNEN E MIR TE BERE PER INFORMIMIN E PUBLIKUT. DHE SUKSESE CUNAVE NJE VIT TE MBAR 2011

  3. Shume renditje korrekte.Shpresojme qe viti 2011 te na jape edhe se paku nje Kampione bote – me sa duket sivjete njeri nga keta boxera.
    Nuri Seferi
    Elvir Muriqi
    Luan Krasniqi
    Do te kane raste te boxojne per Kampione bote.
    Vigan Mustafa do te boxoj me 25 02 2011. IBF International light heavyweight title
    http://boxrec.com/list_bouts.php?human_id=390724&cat=boxer
    I deshiroj fitore.

  4. Shume mire dhe shume korekt renditja sipas sukseseve dhe kundershtareve te ketyre boksiereve renditja esht reale dhe veq vazhdoni kesisoji se ini numer 1 sa i perket afirmimit te boksiereve te trojeve shqiptare se me ket sport mund te arritem ne piadestalet me te larta botrore te boksit se kemi talent dhe prirje Pershendetje sportive LATA

  5. Stivens bujaj #21? hahaha. He will beat up all those boxers! I’ve seen him his last fight he looked even better then Elvir Muriqi. He’s ranked 75 in the USA in the cruiserweight division. In my opinion he’s the best Albanian boxer yet!

  6. Stivens Bujaj 22 :
    Stivens is young and promice fighter. We will like him best in the future. Stivens need one good manager to push him forward. Three fights in the year 2010, three wins (2 KO) are good results for him, but he cant be higher than position 23, because he is still not rated in the cruserweight rankings in the boxrec.com and dident beat anyone good who have good records. We hope in this year he will go better.

    About comparing with Elvir Muriqi? He is still young and he cant compare right now with one of the best albanian fighter ever, but I hope he can be same level like Muriqi .

    Thanks for writing, you are welcome always …
    Artan

  7. Not To take anything anyway from Elvir Muriqi. What I am saying is he old now, that night and in the present Stivens looked the better fighter. Who did elvir muriqi beat? Actually you are wrong i did research Stivens is ranked 77th in boxing Rec in his weight in the united states. Which boxing Recare you looking at? I just feel he doesn’t get the respect he deserves from Albanians, he won the Golden gloves twice in the heavyweight division! Which Albanian won the gloves twice? I just feel like you guys don’t give these young fighters the respect they deserve one day you will.

  8. I told you, give to him a time. He is good prospect and notbody is against of him. Time will say for everybody. About rankings, he was out of rankings but I saw also today and Im happy for him to see in that position. Im cleaver for every fighter but in my rankisng he gets 1.5 points for fights. He beats Calvin Rooks (Not rated), Raymond Brown (Not Rated) and Hamid Abdyl (Not Rated). This year Bujaj must to fight tough fighters.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.