RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Ahmet Oner: Le të harrojmë Krasniqin dhe Banks

3 min read

Promoteri i njohur turk, Ahmet Oner është hidhëruar pa masë në prijësit e “Klitschko Management Group” për shkak se boksieri i tij, Odlanier Fonte Solis, duhet të pret edhe një kohë për të boksuar për titullin botëror WBC kundër kampionit aktual Vitali Klitschko. Shkak i gjithë kësaj është se fituesi Krasniqi apo Banks do të jetë sfiduesi i Klitschkos. “Nuk mund të kuptoj se pse e gjithë e kjo po bëhet. Boksieri im ka fituar muaj më parë duelin eliminator ndaj Ray Austin. Ndërsa ne tash duhet të presim edhe shumë kohë, së pari të shofim fituesin e Krasniqi dhe Banks, e pastaj duelin e fituesit të tyre me Vitali Klitschko. E kjo do të shkoj minimum një vit. Nuk do të rri duar kryq por do të ankohem e pastaj do të shofim” theksoi Oner për mediat gjermane dhe botërore. Ahmet Oner ka kritikuar edhe se si Felix Sturm do të boksoj me amerikanin Ronald Hearns i cili poashtu menagjohet nga kompania e Klitschkove.

Në fjalët e Onerit iu kundëpërgjigjë Drejtori i menagjimit të “Klitschko Management Group” Bernd Bonte. “Unë mund t`i përgjigjem kështu zr. Onerit. Jonathan Banks është i 6-ti në ranglistën e WBC-së dhe Luan Krasniqi është ish-kampion evropian dhe ka luftuar për titull të botës kundër Lamon Brewster. Pastaj nuk mund të kuptoj se si Oner e përmend edhe boksierin tonë, Ronald Hearns që do të sfidoj Sturmin. Hearns është ranguar si i 56-ti në botë dhe ka 26 fitore dhe një humbje dhe është i rangut të pavarur” tha Bonte.

Pas fjalëve të ashpra nga dy kampet, Ahmet Oner replikoj përsëri. “Le të harrojmë Krasniqin, Banks dhe Sturm. Ata nuk kanë të bëjnë me luftën tonë. Unë pajtohem se biznesi i boksit është i madh dhe mungojnë emra të mëdhenjë të boksit. Nuk ka nevojë të flasim për emra tjerë kur të gjithë duan të shofin duelin Solis dhe Vitali. Unë kërkoj falje për emrat që i kam përmendur ditë më parë. Sturm është kampion i madh, dhe ai është i gatshëm të luftoj me çdo kundërshtar” theksoi Oner.

“Solis dëshiron përballjen me Vitalin. Vetëm në bëjeni një ofertë dhe ne besojmë që do t`a pranojmë. Unë nuk do të ndal gojën time deri sa të zhvillohet ky meç. Ju jeni kampion ndërsa ne sfidant. Solis do t`ja thej eshtrat Vitalit, e pastaj nëse dëshironi ne mund t`ju japim revansh ose duelin tjetër me Wladimirin, sepse ne do të kemi brezin e kampionit ” tha Oner.

Ky provokim nuk do t`i shërbej për asgjë promoterit Ahmet Oner sepse tani janë bërë të gjitha përgaditjet e duelit Krasniqi dhe Banks dhe fituesi i tyre do të boksoj me Vitalin në vjeshtë. E gjithë Gjermania e pret këtë sfidë dhe e besojnë se Krasniqi do të kaloj këtë penges për të boksuar më pastaj me Klitschkon e madh. Edhe TV RTL insiston në këtë pasi do të sjell miliona shikues anë e mbanë botës. Me duhet të them se Ahmet Oner duhet të pres rastin.

Artan Vërbica
6 Janar 2011

1 thought on “Ahmet Oner: Le të harrojmë Krasniqin dhe Banks

  1. me vjen keq per at bokserin turk,sepse kur vine ne shprehje bokseret shqiptar turqit duhet te heshtnin hahaaha.besoj fuqishem se luani do ta shkatrroj jonatan bake.por kam frik nga kliqkot edhe pse luani osht boksier i klasit te larte dhe shum tekniqar prap se prap druhem nga kliqkot.po gjithsesi deshiroj ta shoh luanin ton me titull te kampionit botror/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.