RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Nuri Seferi dhe Besim Kabashi më të mirët për 2010

8 min read

Prishtinë, 30 Dhjetor 2010 – Redaksia/Agjencioni Kosovaboxing.org  shpall edhe këtë vit më të mirët për vitin 2010. Ndryshe nga viti i kaluar këtë vit është risi edhe përzgjedhja e boksierëve në konkurrencën e femërave dhe luftëtarit të MMA. Kosova Boxing vlerëson çdo shqiptar që ka përfaqësuar me dinjitet boksin tonë anë e mbanë botës. Përbërja e zgjedhur nga redaksia jonë, nga kryeredaktori Artan Vërbica, analisti i boksit Avdyl Salihu, Shpend Ahmeti fotoreporter, Albion Blakqori administrator, Krenar Fejzullahu analist, Armend Fetahu analist për kick-box dhe MMA përzgjedhëm më të mirët.

Boksieri më i mirë për vitin 2010 : Nuri Seferi
Kick-boxieri më i mirë për vitin 2010 : Besim Kabashi
Debutuesi më i mirë në boksin profesionist për vitin 2010 : Agron Xhilla
Boksieri më i mirë në boksin amator për 2010 : Donat Avdijaj
Kick-boxieri më i mirë amator për vitin 2010 : Ilir Canolli
Boksierja më e mirë : Teuta Çuni
Boksierja më e mirë në boksin amator : Azize Nimani
Luftëtari më i mirë i ringjeve MMA : Edmond Xhelili

Boksieri i vitit 2010 – Nuri Seferi 
Nuri Seferi ka shënuar vitin më të sukseshëm sa i përket titujve të fituar dhe ka qenë plotësisht boksieri më i sukseshëm profesionist këtë vit. Ishte paraparë të boksonte me 29 Maj, në parameç të duelit Vitali Klitschko dhe Albert Sosnowski, me gjeorgjianin Sandro Siproshvili, por programi vëllezërve Klitschko ishte vonuar me audiencë dhe pas presionit nga TV RTL, boksierit tonë iu mohua të përballet këtë natë. Më pastaj organizatorët e “Klitschko Management Group” kishin kërkuar falje për këtë. Nuriut i kishte shkuar gjysma e vitit pa boksuar por ai zuri hapin e duhur me 5 Qershor, kur boksoi me Jonathan Pasin duke fituar një duel në gjashtë raunde. Ishte kjo një fitore, në një paraduel para se të takohej përsëri me Sandro Siproshvili, gjë që kësaj radhe ndodhi dhe atë për titullin e qmuar WBO të Evropës. Në një luftë të fortë në 12-raunde,  Nuri Seferi shpallet kampion i Evropës . Nuriu u bë boksieri i tretë shqiptar që ka fituar titullin e kampionit evropian, pas Luan Krasniqit dhe Shpend Abazit. Këtë titull prestigjioz Nuriu e mbrojti në vendlindje në Gostivar kundër afrikanit nga Kenia, Douglas Otieno. Nuriu fitoi duelin me Otieno me vendim unanim të gjyqëtarëve. Kjo fitore e bën Nuri Seferin të përmbyll këtë vit, mjaft të sukseshëm.

Kick-boxieri i vitit 2010 – Besim Kabashi 
Besim Kabashi ka shënuar rezultate të pritura këtë vit duke mbrojtur titullin e kampionit -95 kg të versionit WKA dhe duke fituar poashtu titullin tjetër të këtij versioni +95 kg. Kabashi me 20 Mars u takua me estonezin Andrei Monzolo duke e mbrojtur me sukses titullin e kampionit deri -95 kg. Kabashi arriti të fitoj këtë duel me ndërprerje në raund të dytë. Monzolo disa here u gjet në dysheme ku nuk mundi t`i përballoj goditjet e ulëta të këmbëve të Kabashit, Low-kick. Me 15 Shtator sfidoi titullin vakant të versionit WKA +95 kg kundër italianit Luca Panto. Kabashi qysh në raund të pare me një High-Kick i dha fund këtij dueli. Kjo njëherit ishte edhe njëri ndër duelet më të bukur dhe më atraktiv i Besim Kabashit.  Mbrojtja e pare e titullit +95 WKA, e zhvilloi me 4 Dhjetor kundër turkut Mehmet Ozer. Ky duel doli të jetë mjaft i vështirë, pasi Kabashi dy herë u gjet në dysheme por u zgjua dhe luftoi deri në fund dhe nuk lejoi ndonjë befasi dhe pas një seri goditjesh në raundin e tretë, turku u gjet i përfunduar dhe gjyqëtari ndaloi luftën. Pra një vit i mirë ku zhvilloi tre lufta dhe të gjitha i fitoi.

Debutuesi më i mirë për 2010 : Agron Xhilla 
Pas sukseseve që kishte arritur në boksin amator duke qenë i treti në kampionatin evropian për kadet me 2006, dhe duke pasur mjaft suksese në boksin amator, Agron Xhilla kishte vendosur të bëhej profesionist.  Xhilla kishte kaluar një kohë i lënduar dhe më nuk dëshiroi boksin olimpik. 22-vjeçari Xhilla ka qenë debutuesi më i mirë në boksin profesionist këtë vit në boksin shqiptar. Ai zhvilloi gjashtë duele profesioniste duke fituar të gjitha, e ndër to katër me ndërprerje. Xhilla i patrembur fare me vetëm tre duele profesioniste mori një ofertë për të boksuar në Kenija të Afrikës kundër Mustapha Noor për titullin vakant të Afrikës Lindore-Qendrore. Xhilla në një luftë të vështirë arriti të kthehej me titull. Ai kishte pësuar një goditje në kokë nga Noor gjë që e gjyqëtari e ndërpreu duelin duke i dhënë fitoren boksierit tonë. Ky ishte një vit i sukseshëm i tij dhe pritet që edhe në vitet e ardhshmë të vazhdon me suksese të tjera që do t`a presin.

Boksieri më i mirë amator për 2010 : Donat Avdijaj 
Boksieri më i mirë amator shqiptar këtë vit ishte Donat Avdijaj. I riu Avdijaj edhe pse kadet, la gjurmët më të mëdha ndër boksierët shqiptar në botë duke fituar vendin e pestë në botë në kampionatin botëror në Baku të Azerbejxhanit për kadet. Donat Avdijaj në gjiro të parë boksoi me kampionin evropian të juniorëve, polakun Cesare Sametko duke e kaluar pengesën e parë me mjaft suksese. Në gjiro të dytë mposhti ukrainasin Armen Simonyuan duke u kualifikuar në çerekfinale. Në pengesen e tretë hasi rezistencë me rusin Alexander Ivanov ku humb me pikë. Më pastaj Avdijaj u shpall edhe kampion i Gjermanisë në konkurrencën U-21. Avdijaj në gjysmëfinale në u takua me Andreas Wahl të cilin e mposhti me rezultat 6-0. Në finale u takua me Marcus Okogun të cilën e mposhti me rezultat 4-0 duke mos humbur asnjë raund. Përzgjedhësi i kadetëve të Gjermanisë, Hans Birka e vlerëson atë me Luan Krasniqin e ri. “Nëse Kosova fiton statutin e OKB-së dhe pranohet në komitetin olimpik,  atëhere  dëshirë më e madhe për mua do të ishte të marr pjesë për Kosovën në Lojrat Olimpike pasi për botëror, më duket është vonë, sepse kualifikimet fillojnë në fillim të vitit 2011” tha Avdijaj.

Kick-boxieri më i mirë amator për 2010 : Ilir Canolli 
Suksesin që e arriti me 2009 duke u shpallur kampion bote në Thai-box në Punta Umbria në Spanjë dhe nënkampion botëror në kick-box, suksese i  vazhdoi dhe i shtoi edhe më shumë në vitin 2010, duke punuar edhe më shumë dhe duke kërkuar suksese tjera. Vitin 2010, Ilir Canolli e filloi me mjaft motiv të lartë. Në kampionatin individual të Kosovës që u mbajt me 15 Maj, u takua me Yll Maliqin duke sjell njërën ndër luftat më të bukura të zhvilluara në Kosovë ndonjëherë në kick-boxin amator. Canolli iu revanshua për humbjen e vitit 2008. Me ftesën e Federatës së Gjermanisë në kick-box në Simmern afër Stutgardit në turneu WKA Internacional të Gjermanisë, ku u mbajt me 25 Qershor, Canolli arriti deri në finale por u diskualifikua. I irrituar pse i iku ky titull nga dora, ai iu qasë edhe më shumë punës duke triumfuar në kampionatin botëror në muajin Tetor në  Edingburg të Skocisë. Canolli arriti të bëhet kampion i botës në diciplinat Thai-box dhe kick-box duke shënuar gjashtë fitore radhazi. Këto suksese të kick-boxierit tonë e vlerësojmë si kick-boxierin më të mirë të kick-boxit amator për këtë vit.

Boksierja më e mirë për 2010 : Teuta Cuni 
Teuta Çuni ka pasuruar boksin tonë këtë vit duke u bërë boksierja e parë profesioniste shqiptare. Çuni zhvilloi vetëm një duel këtë duke fituar ndaj holandezës Arlene de Freitas me vendim unanim. Çuni ka karierë të ndritshme në boksin amator ku ka arritur rezultate kulminante në të kaluarën në boksin amator.  Çuni ka qenë pesë herë kampione e Suedisë, ndërsa në vitin 2000 ka qenë kampione e evropës dhe me 2001 e treta në kampionatin botëror në boksin amator femërorë. Ajo ka zhvilluar 90 meçe në boksin amator ku ka shënuar 82 fitore dhe vetem 8 humbje. Këto rezultate tregojnë aftësinë e saj dhe ambiciet që i ka tani për boksin profesionist. Teuta është e lindur në Prishtinë mirëpo nga viti 1996 jeton në Suedi. Të gjitha sukseset e saja në boks i ka arritur në Suedi. Ajo është shpresë e madhe e boksit femëror dhe priten rezultatet tjera në vitin e ardhshëm.

Boksierja më e mirë amatore për 2010 : Azize Nimani 
Azize Nimani është shpallur kampione e Gjermanisë për herë të tretë në kategorinë deri 54 kg, në kampionatin e Gjermanisë për konkurrencën e femrave e zhvilluar nga 7 deri 11 Korrik në Wismar. Në duelin e parë u takua me ish-kampionen e Gjermanisë së vitit 2008, Brita Wolf të cilën e mundi pa problem me rezultat 11-4. Kjo luftë e plasoi në gjysmëfinale ku më pastaj u takua me Natalie Bauer të cilën e mposhti me 10-3. Në finale u takua me Jenny Runge të cilën e deklasoi duke e mposhtur me ndërprerje në raund të parë. Nimani morri pjesë edhe në kampionatin botëror me 10 Shtator në Barbados por u eliminua në xhiro të parë nga kundërshtarja e Koresë së Veriut, Kim Hye. Kampionja e trefishtë e Gjermanisë ka perspektiv të madhe në boksin olimpik. 18-vjeçarje do të fitoj përvoj deri vitin 2012 kur mbahen Lojrat Olimpike në Londër. Gjermani pret medalje nga boksierja jonë.

Luftëtari më i mirë i ringjeve MMA për 2010 : Edmond Xhelili
Edmond Xhelili ka qenë i sukseshëm edhe në vitin 2010. Xhelili i cili u përmbledh në përfaqësuesën Amerikane në 2009 duke shënuar fitore kundër Kanadës,  ai shënoi edhe një sukses këtë vit duke fituar titullin “Tuff N`uff ” në kategorinë e mesme kundër Tim Bawman. Më pastaj Xhelili pësoi një humbje ndaj Jeffrey Anderson me vendim unanim, por prapë të mund të quhet vit i sukseshëm për luftëtarin tonë perspektiv. Luftëtari ynë vjen nga lugina e Preshevës dhe ka një të ardhme të ndritshme në këtë diciplinë luftarake. Xhilili jeton në Leas Vegas të SHBA-ve nga viti 1999.

KosovaBoxing.org
31 Dhjetor 2010

13 thoughts on “Nuri Seferi dhe Besim Kabashi më të mirët për 2010

  1. besoj se per kikboks eshte bere nje padrejtsi e madhe ku dihet se xhavit bajrami ne kete kategorie eshte i pa krahasueshem, ka fituar disa tituj kete vite, per tjerat eshte ne rregull

  2. Arben edhe une ekam at mendim tendin, se edhe une besoj se Xhavit Bajramit askush smun ja kalon, por sidoqofte kjo qenka bere si ne kosove mu, korrupcion, ska fjale. Per besim kabashin kam degjuar, por xhavitit smun i afrohet, se bajrami eshte tjeter kategori

  3. SA PO LEXOVA TASH KETE LAJM, BESOJ SE KENI BERE PUNE TE MIRE, SA I PERCJELL UNE KETO SPORTE, BESOJ SE NE KOKBOKS UKAN DASHT XHAVIT BAJRAMIT ME JA DHENE VENDIN E PARE, SE E PERFAQESON DINJITETSHEM POPULLIN SHQIPETAR, BESIM KABASHIN EKAM PARE PAK DUKE BOKSUE, POR AJ ESHTE BOKSR I MIR, POR NUK IKA VIRTYTET SI KY XHAVIT BAJRAMI.

  4. Halil me vjen mire qe ke simapti per dikend tjeter, une ekisha fjalen se xhavit bajrami eshte kikbokser shume me i mire se besim kabashi, edhe pse kabashi ka fitue do titulla. Por te jemi fer

  5. Ma falni po Xhaviti njihhet ne Kosove edhe ka, sa shikus i ka aj Besimi. Besimi eshte shume me i mire e leni kto sene. Te Xhaviti jane nga 400 shikues e e te Besimi mbi 3500 shkues. Meqet e Besimit transmetohen me shume se ne dhjete shtete. Normal se edhe Xhaviti osht sportist shume i mire por Besim Kabashi osht njeri i pathyeshem duhet ta folni realitetin, Kush eshte WKN

  6. Per Albanin: Me se pari shiko kend ka kundershtâr Besimi tani fol, te jemi realista se Besimi nuk eshte talent, por vellezerit Steko e shfrytezojne me perfitue ata nga Firma e tyre se jo hiq me shume, un qe e njoh Kikboksin mir muj te them se ISKA eshte me e madhja federate tani vijne wkn, wka, wmc etjera. Ti qenke nje ithtar i madh, mir eshte me qene por me qene realiste do ishte me mire.
    Arbeni nga Boni-Gjermani

  7. Mese pari madiat Po e njohin WKA me se shumti Une Siam idhnak Une e du xhavitin Edhe Jom i knaqun me gjdo shqiptar qka arrit masi se njen ti besimin qka hjek aj per ket Sport se ato smunet kerkush me shfrytzu se prej kti sporti veq humbje ka pas se si ky Pak Kush i ka senet se i udhheq me shum se 30 puntor ne Kompanit qka i ka edhe ushtrimet tjetren an Edhe sdon me thon kundershtar me emen me pas Po shihen meqet qfar luftash bon xhaviti e qfare besimi osht kan shum i mir xhaviti Sa ka qen me Andy hug Po osht hargjit e meqet e fundit qka i ka bo MOS tflasim Edhe iska Ende se ka pranu kosoven si shtet e WKA prej vitit 2002
    Veq nejse na Po flasim secili e ka mendimin e vet ti je per xhavitin e Une per besimin Po duhet me kan per Te dyt krenar qka kan arit deri tash

  8. Kur zgjedhe sportisti i nje viti duhet me kqyr se qka ka arrit ai brenda ati viti, nuk ka nevoj te shikohet krejt karriera ose simpatia. Besim Kabashi ne dy vitet e fundit ka qen larg me i mire se qdo kikboksier tjeter shqiptar dhe kete e kan par te gjith, ndersa Bajrami ka pas nje kohe te mire ne periudhen 1999-2004, por askush nuk mundet me majt gjithmone edhe nuk ka nevoj mi ardh inati tifozeve.

    Pershendendetje

  9. Une mendoj se Xhavit bajrami ka boksue gjithe me njerzit me te forte, ne K-1 e tjera, dhe e pashe edhe meqinne fundit ne rtk qe e mundi at qekun, shume mire kishte boksue, me kilikera, urime redaksia e kosovaboxing.org

  10. te gjith jemi krenar qe i kemi kta boksera e kikboksera, po realitetin duhet me fol si duhet se me Besim Kabashin ska pas edhe sdo ket krurr. Nje si aj per Xhavitin osht po ska forc si besimi ska pas kaqik mven keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.