Exclusive : Intervistë me terminatorin shqiptar, Arnold Gjergjaj
4 min readPrishtinë, 25 Dhjetor 2010 – Boksieri ynë perspektiv Arnold Gjergjaj po qëndron për pushime në vendlindje në Kosovë. Javën që lamë pas, Gjergjaj shënoi fitore ndaj polakut Tomasz Zepezalka me ndërprerje në raund të pestë duke përmbyllur një vit të sukseshëm, duke shënuar pesë fitore. Gjergjaj deri më tani ka zhvilluar tetë meçe duke ngadhënjyer në të gjitha. Kosova Boxing ju sjell një intervistë exclusive nga Gjergjaj, për të njohur boksierin tonë sa më mirë.
Kush është Arnold Gjergjaj ?
Arnold Gjergjaj u lind me 8 Dhjetor 1984 në fshatin Dobrixhe të Gjakovës. Si 14-vjeçar mori rrugën e gurbetit duke emigruar në Basel. Pas dy viteve të kaluara në Zvicër, Gjergjaj filloi të merret me sportin luftarak Thai–box dhe boks njëkohësisht. Gjithësej zhvilloi 55 meçe në boksin amator duke shënuar 45 fitore karshi 10 humbjeve. Poashtu në Thai-box zhvilloi 6 meçe profesionale. Pra Gjergjaj zhvillonte dy diciplinat, por më pastaj ai vendosi për boksin, ku e pa veten më të shkathët. Deri më tani ka zhvilluar tetë duele dhe ka shënuar të gjitha fitore, ndër to 6-të me ndërprerje. Shteti i Austrisë mburret me aktorin e tyre Arnold Schwarzenegger që arriti nga bodybuilderi në njërin ndër aktorët më të mirë që ka pas Hollywood-i e deri te guvernatori i Kalifornisë. Por Arnoldi ynë, premton shumë dhe me fuqinë që e ka, i ngjan Arnold Schwarzenegger-it dhe shpresojmë që sukseset e tij do të vazhdojnë të arritë që edhe ne të mburremi nesër me te.
Kosovaboxing.org : Gjejë kënaqësinë time dhe për lexuesit tanë, që po e realizojmë këtë intervistë. Mirë se erdhe, Arnold.
Arnold Gjergjaj : Mirë se ju gjejë.
Kosovaboxing.org : Keni vetem disa ditë që shënuat fitore dhe po e përmbyllni një stinor të sukseshëm këtë vit ?
Arnold Gjergjaj : Po e vërtet është, kam shënuar pesë fitore këtë vit edhe pse kam parashikuar të zhvilloj më shumë duele, por kam pasur një lëndim të vogël, por prapë jam i kënaqur me rezultatet e arritura.
Kosovaboxing.org : Cfarë janë parashikimet e juaja për vitin tjetër 2011 ?
Arnold Gjergjaj : Po kam në plan t`i zhvilloj afër tetë meçe, për tjerat do të shofim.
Kosovaboxing.org : Kur do të ngjiteni sërish në ring ?
Arnold Gjergjaj : Me 6 Shkurt do të zhvilloj duelin tim të radhës, ende nuk është përcaktuar kundërshtari im, por presë që shpejt të mësoj sfiduesin tim. Me këtë punë merret menagjeri im që unë i besoj mjaft shumë.
Kosovaboxing.org : Kur jemi te menagjeri yt, Angelo Galino. Sa jeni i kënaqur me përkrahjen e tij dhe punën që e keni bërë deri më sot me te ?
Arnold Gjergjaj : Menagjeri im Angelo Galino më ka ndihmuar mjaft dhe shpresoj që prapë do të më përkrahë deri te arrituarat e mia. Por dua të theksoj se edhe vëllezërit Seferi janë ata të cilët pa ata nuk do të isha sot ku jam. Ata vazhdimisht më kanë ndihmuar. Gjej rastin t`i përshëndes nëpërmjet redaksisë suaj.
Kosovaboxing.org : Kur mund të shofim Arnoldin për ndonjë titull ?
Arnold Gjergjaj : Nuk më ngutet. Titujt do të vijnë patjetër. Vetëm më duhet të vazhdoj të punoj dhe sukseset nuk do të mungojnë. Ndoshta në 2011 do të përballem për titullin e Zvicrës, por siç thashë më parë, nuk dua të nxisë.
Kosovaboxing.org : Deri më tani keni zhvilluar tetë duele profesionale. A keni hasur në ndonjë rezistencë të fortë te ndonjë kundërshtar, apo e keni pasur ndonjë duel më të vështirë në boksin amator ?
Arnold Gjergjaj : Të gjitha duelet e kanë vështirësinë e vet dhe vlerën poashtu, por unë i kam kalaur me lehtësi. Në boksin amator do të veçoja duelin me rusin Maxim Babani, i cili njëherit është nënkampion i Rusisë. Duelin me te e humba 17-11 por ishte dueli më i fortë i imi, më i vështiri dhe më motivuesi.
Kosovaboxing.org : A keni menduar të zhvilloni ndonjë duel në Kosovë ?
Arnold Gjergjaj : Kam folur me menagjerin tim Angelon. Jemi të pajtimit të zhvillojmë një duel vitin e ardhshëm. Shpresoj që duelin t`a zhvillojmë në Gjakovë, para qytetarëve të mi. Do të ishte e përkryer dhe mjaft emocionuese por do të shofim si do të shkojnë gjërat.
Kosovaboxing.org : Cilat janë ambiciet e tuaja ?
Arnold Gjergjaj : Do të shofim. Nuk dua të jap fjalë. Ka akoma shumë punë për të bërë.
Kosovaboxing.org : Ju faleminderit shumë për kohën që keni gjetur për ne, kur e dimë se e keni kohën e limituar.
Arnold Gjergjaj : Ishte kënaqësi. Faleminderit edhe nga ju për rrespektin dhe përkrahjen që po jepni për boksin shqiptar.
Intervista u zhvillua në Prishtinë me 24 Dhjetor 2010 nga Artan Vërbica.
RESPEKT PER ARNOLDIN VETEM E KISHA KESHILLU NESE DON ME ARRIT NE BOKS AI DUHET TE GJEJ PROMOTERA SI VILFRED SAVERLAND NE GJERMANI DHE TE MIRET ME TREJNER TE MIRE DHE TE JET SA ME SERIOZ NE PUNEN E TI E MOS TE BEJ SI LUANI TE LESHOJ FITORET E RENDESISHME NGA DORA ARNOLD TE DESHIROJ SUKSESE SHUM TE NA PERFAQESOSH SA MA MIRE NE ARENAT NDERKOMBETARE TE DESHIROJ TE BEHESH KAMPION BOTE KALO FESTA TE KENDSHME NE KOSOVE .
Pershendetje
une kam shum besim tek Arnoldi dhe jam shum i bindur qe ai do jete nje sukses i madhper boksin shqiptar dhe nderkombtar!
Une e njof shum mire Arnoldin dhe i njof shum mire shkathtesite e tij, Arnoldi eshte gjigand dhe personalisht kam shum besim ne te!
i deshiroj pushim te kendshem ne vendlinje dhe urime festat….
une kam degjuar se ky djalosh ka qene ne gjermani por se kan pranue klubet me te mira atje, per ate arsye duhet dikund me ja fillue, me tjeter menagjer
Pershendetje i nderuari ARNOLLD GJERGJAJ,kam nderin te shkruja per ty,urojm qe sukseset tuaj te mos ndalen kurr, urojm te bahesh kampion bote. JE LEGJEND E GJALL e Boksit.
A din nipi i nipit kuj je hehehe. SHUM FAT NE JETE
ARNOLLD GJERGJAJ te uroj perparesi ,dhe te uroj shum te jesh dikush ne boten e boksit , me behet qefi qe ju shikoj te vazhdoni endrren ,ndersa per mua endrra ime nuk po me realizohet sa do te doja te isha pjes e botes se boksit edhe pse nuk kam mundesi per te vazhduar un te uroj ty dhe shum te tjerve qe endrren bejeni realitet luani me zemer vazhdojeni dilni me faqe te bardh resp..begu