RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Pacquiao vs. Bradley -III- me 9 prill

1 min read

Pacquiao vs. Bradley -III-

Beverly Hills Hotel, Los Angjelos, SHBA, 20 janar 2016 – Dueli i tretë ndërmjet Manny Pacquiao dhe Timothy Bradley me 9 prill në MGM Grand në Las Vegas.

Ky meç u zyrtarizua disa ditë më parë, ndërsa dy taboret zhvilluan konferencën para duelit në Beverly Hills Hotel në Los Angjelos.

Pacquiao (57-6-2, 38 KO) kampion botëror në 8 kategori të ndryshme theksoi se dueli i tij kundër Bradley (33-1-1, 13 KO) do të jetë i fundit në 21-vite karrierë e boksierit. 

Pacquiao-BradleyKatër vite më parë me 2012, Bradley fitoi Pacquiaon me vendim kontraverz të gjyqëtarëve, ndërsa që dy vite më pas me 2014, Pacquiao iu revanshua duke e mposhtur pastër me vendim unanim pas 12-raundeve.

Pacquiao dhe Bradley do të zhvillojnë konferencën e radhës në Madison Square Garden në New York.

www.kosovaboxing.org 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.