RTK

RTKLive
28 Prill, 2024

Mike Tyson sot kremton 46 vjetorin

2 min read

Ish-kampioni botëror Mike Tyson sot ka mbushur 46-vjet. Ikona e boksit botëror u lind me 30 Qershor 1966 në Brooklyn të New Yorkut. Babai i tij, Jimmy Kirkpatrick e kishte lënë Mike-n dhe vëllaun e tij Rodney si ishte lindur Mike. Vëllau i tij ishte 6 vite më i vjetër. Kështu Mike u rritë me vështirësi në jetën ku për te dhe vëllaun e tij u përkujdes nëna e tij Lorna Tyson. Fëmijët edhe i morën mbiemrat e nënës, gjë që i mbajtën tërë jetën. Mike ishte fëmijë problematik, disa herë i arrestuar. Kur ai ishte në moshën 16 vjeçarem nëna e tij vdiç. Ai edhe më shumë u bë problematik kur nuk kishte asnjë familjar të përkujdeset për te, kështu që u dërgua në përkujdesje fëmijëror deri sa të mbush 18 vjet. Në përkujdesje të institucionit për përkujdesje fëmijëror ai qëndroi deri sa atë e nxorri ku e mori në përkujdesje traineri Kevin Rooney. Ai e pa në një stërvitje duke e parë talentin e tij. Tyson u bë kampioni më i ri botëror, i padiskutueshëm me vetëm 20 vjet, 4 muaj dhe 22 ditë, në kategorinë e rënd.

Kosova Boxing është duke e përgaditur një speciale për Tyson në numrin e radhës të Kosova Boxing Magazine që do të dal në treg gjatë muajit Korrik.

Kosovaboxing.org
30 Qershor 2012

1 thought on “Mike Tyson sot kremton 46 vjetorin

  1. Urime per 46 vjetorin e me te vertet ka qen ari ne ring,keshtu qe ju falenderojm juve Artan dhe redaksin tuaj per shume shkrime qe po i beni per boksin e besoj se se shpejti do te kesh dhe qka te shkruash dhe per boksin dhe boksieret shqiptar.

    respekt per Kosovaboxing

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.