RTK

RTKLive
27 Prill, 2024

Mayweather fiton Ortizin në mënyrë kontraverse

2 min read

MGM Grand, Las Vegas, SHBA, 17 Shtator 2011 – Floyd Mayweather Jr ka fituar titullin e kampionit botëror të versionit WBC në kategorinë “Welter” në mënyrë kontraverse ndaj Victor Ortiz me KO 4. Dueli u përmbyll në mënyrë të pahijshme pasi Ortiz e goditi me kokë Mayweatherin dhe gjyqëtari Joe Cortez e ndëshkoi me vërejtje publike, ku më pastaj Ortiz i kërkoi falje duke e përqafuar, por ndodhi më e keqja kur pasi gjyqëtari Cortez dha shenjën për vazhdimin e meçit dhe Cortez ia afroi dorën, Mayweather nuk u tregua sportist duke goditur së pari me të majtën e pastaj me të djathtën, duke e Knock-Out-ar. Kjo edhe e prishi këtë meç që ishte i shumë pritur nga adhuruesit e boksit. Meçi deri në ato qaste ishte i barabartë ku Mayweather fitoi raundin e parë, ndërsa Ortiz të dytin, deri sa i treti ishte i barabartë, ndërsa në të katërtin Ortiz udhëheqte luftën.

“Unë u godita me kokë nga Ortiz në mënyrë poshtëruese. Më pastaj u mbrojta sërish nga ai, gjë që e godita me të majtën pastaj me të djathtën, për ta përfunduar meçin” theksoi 34-vjeçari Mayweather pas meçit.

Më pastaj mediat e pyetën se a ishte e drejt atë që ti bëre duke e goditur Ortizin në atë mënyrë, ai iu përgjigjë. “Në ring duhesh të mbrohesh gjatë githë kohës. Unë dola ngadhënjyes. Nëse dëshiron Ortiz revanshin, unë do t`ia jap” tha Mayweather.

“I kërkoj falje sërish Mayweatherit për godtijen me kokë. Unë nuk jam boksier i përlyer, por kisha bërë punë të mirë deri atë moment, dhe çdo njeri gabon, prandaj i bëj apel për revansh. Unë u thirra për pushim nga gjyqëtari, iu afrova Mayweatherit për t`ia dhënë dorën, por ai më goditi që unë nuk e prita” theksoi Ortiz.

Nga ajo që u tregua mbrëmë në Las Vegas, revanshi do të ndodh gjithësesi, ku edhe në takimin e ardhshëm do të jet mjaft interesant dhe i paparashikueshëm. Mayweather fitoi mbrëmë, secili mund ta paragjikoj, mirëpo Ortiz tregoi se është boksier i së ardhmes.

Artan Vërbica
18 Shtator 2011

4 thoughts on “Mayweather fiton Ortizin në mënyrë kontraverse

  1. ortiz nje boksier i ri por nje bokser me zemer me talent teknik dhe nje sportist kurse ky far floyd per kundra se se as nje hupje u tregu boksir rruge jo si nje sportist dhe smund te jet me sportist jo vetem qe goditi otriz,in me pa drejt po ne fund u tregu se esht nje rrugac kur e ofendoj spikerin qe ishte dhe me i vjeter se baba i tij po aj shfrytzoj rastin ta bej kete per mendimin tim kuptoet se ortiz u tregu mjaft i mir dhe guximtar.

  2. koment i bukur Resi, pajtohem me ty plotesisht. Mayweather u tregu shume i dobet, dhe normal me u kacafyt me legjenden Lary Merchant, keq shume. Po besoj qe ka me ndodh revanshi, dhe Ortiz nga ajo qe pash ne 4 runde, ka me fitu kete here.

  3. Atleti i mire shfrytzon gjdo moment. Ky e ka shrytezuar momentin edhe se per publikun pa hije. Ka marre milionat per ato 4 runda. E ne qajme kryet se pse ashtu e pse keshtu. Bravo i qofte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.