RTK

RTKLive
5 Maj, 2024

Pacquiao apo Marquez fitues me 13 Nëntor ?

2 min read

Manny Pacquiao dhe Juan Manuel Marquez do të takohen me 13 Nëntor në MGM Grand në Las Vegas për titullin WBO në kategorinë “Welter”, i cili do të jetë meçi i vitit. Pa dyshim ky meç do të sjell emocionet e sërishme sepse këta dy boksier kanë dhënë dy duele për ti kujtuar me nostalgji, dhe për të folur për këto ndeshje, deri sa meçi i tretë përflitet se do të jetë edhe më intersant. Tani televizioni i madh amerikan HBO ka zhvilluar një dokumentar para përballjes së tretë të tyre, ndëra Pacquaio konsiderohet favorit, por Marquez ka cilësi ta ndal filipinasin.  Dueli i tyre i parë u zhvillua me 2004 ku nuk dha fituesin, doli barazim, por dha një një ndër meçet më të bukura të historisë së boksit. Dueli i dytë erdhi katër vite më vonë me 2008, ku përsëri të dytë dhuruan spektakël dhe show, por kësaj here më diferencë të vogël fitoi Pacquiao, ku dy gjyqëtarët i dhanë fitoren Pacquiaos, ndërsa njëri Marquezit. Manny Pacquiao i cili vlerësohet boksieri më i mirë i dekadës së fundit, sipas redaksisë sonë, Marquezin e ka pas kundërshtarin më të fortë që është përballur ndonjëhere. Deri sa Mayweather po i ik Pacquiaos, Marquez do ti dal për herë të tretë edhe duke synuar të bëhet ndër ata të paktët që do ta mposhtin. Nëse historia përsëritet, atëhere Pacquiao do të fitoj sërish, por ajo që mund të prognozohet do të jetë meç i padiskutueshëm me kualiteti “High Class”. Kanë mbetur edhe disa ditë deri të super meçi i tyre, fituesi nuk do të dihet. Marquez është përballur edhe me Floyd Mayweather në vitin 2009 ku ka humbur me vendim unanim,  por mund të them se tash Marquez duket më i mirë se Mayweather sot.

Artan Vërbica
1 Nëntor 2011

4 thoughts on “Pacquiao apo Marquez fitues me 13 Nëntor ?

  1. Artikull i mire, informues per ata qe percjellin boksin. Mirpo me fjalin e fundit e ke prish: …mund të them se tash Marquez duket më i mirë se Mayweather sot. Marquez asnje Rund nuk e ka fituar kunder Mayweather. E tash ne moshen gati 39 vjeqar eshte bere Marquez me i mire?….

    Pershendetje

  2. Bedi, ky eshte mendimi im. Mayweather nuk eshte ai i moqmi, ka ra shume. Besoj qe Marquez ka me shume gjasa me mujt Pacman-in se dikush tjeter

  3. Mbasi kjo faqe lejon perpos informatave te boksit edhe shprehjen e mendimit personal te autorit, kerkoj falje. Mirpo tash mendimi im 🙂 eshte se Marquez gjendet diku me 10% shance kunder Pacquiao. Mund te them se perpos Mayweather, jane edhe Saul Alvarez, Amir Khan, Sergio Gabriel Martinez qe mund ta mposhtin Pacquiao-n. Ju lutem shkruani pak me shum per Boksin Internacional, edhe pse faqja quhet kosovaboxing.org.

  4. artan, marquez eshte shum boksjer i mire me zemer dhe shume i kompletum por me mayweather nqs ke pa ndeshje nuk ka mujt as per 1 round me shpreh pak nga aftesit e tija.une mayweatherin e urrej por me markez nuk kane te krahasume duke iu referuar ndeshjes qe kan bere bashk.pacquiao vs markez besoj se marquez nuk do jet ne gjendje te japi as 20% te asaj qe ka dhene ne 2 ndeshjet e para.nje ndeshje mayweather vs pacquiiao do ishte ideale.2 boksjerat me te shpejt ne bote dhe me me eksperienc.njeri shum teknik dhe tjetri me arsenal gotitjesh pa pushim.dy shkolla boksi te ndryshme.cfar do bente mayweather per te perballuar fizikun dhe egersine e pacquiaos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.