RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Nimani në ring këtë të shtune kundër Jerry Dietze

2 min read

Nuk kanë kaluar as një muaj i tërë nga përballja për titullin Internacional të Gjermanisë, ku Besar Nimani do të zhvillon duelin e radhës këtë të shtunde në Berlin. Nimani 8-0 (7 KO) do të ketë përballë gjermanin Jerry Dietze cili ka 8-të meçe profesioniste,  1 fitore (1 KO) dhe 7 humbje. Ekipi i Nimanit kanë dashur që Nimanit ti zhvillohet një meç dhe të krijon sa më shumë vetëbesim, por të shtoj edhe më tepër eksperiencë në ringun profesionist. “Nuk a kam parashikuar këtë meç, mirëpo më lajmëruan dhe unë do të boksoj me shumë dëshirë, por kisha dëshirë të kam një kundërshtar më të fortë” theksoi Nimani për kosovaboxing.org.

Nimanit i duhen edhe disa fitore rresht ku më pastaj do të ketë të drejtën të sfidoj titullin e kampionit evropian vitin e ardhshëm, ky është qëllimi tash për tash i tij. “Jam duke u përgaditur për sfida të mëdha. Unë fitova titullin Internacional të Gjermanisë dhe dëshiroj ta mbroj disa herë, por qëllimi im është që në një të afërme të sfioj titullin e kampionit evropian, kështu edhe i kemi planet së bashku me menagjeren time” tha në fund Nimani.

Dueli i Nimanit me Dietze do të jetë në gjashtë raunde. Nimani deri më tani ka zhvilluar tetë meçe profesioniste, ku të gjitha i ka fituar, prej tyre shtatë me KO.

Foto : Eroll Popova

Artan Vërbica
3 Nëntor 2011

2 thoughts on “Nimani në ring këtë të shtune kundër Jerry Dietze

  1. Besar une ta uroj fitoren qe tani :d je nje boxer i mrekullushemm 😉 presimm shumm nga tii 😀 te pershendet Liridoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.