Pritje madhështore për Haxhi Krasniqin në Aeroportin e Prishtinës
1 min readPrishtinë, 5 Nëntor 2011 – Kampioni Evropian Haxhi Krasniqi ka arritur sot në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ku Haxhiu ka nda disa ditë nga fitorja e titullit të kampionit evropian për ti kaluar në vendlindje. Në aeroport kishin dalur qindra qytetar, veçanarisht bashkëqytetar nga Juniku që ishin të organizuar, ku me një autobus përplot kishin ardhë në aeroport dhe me brohoritje e pritën heroin e tyre. Krasniqi ishte i befasuar me pritjen e shumë adhuruesve të tij. Ai ishte mjaft i gëzuar nga ky gjest mirënjohës. Të pranishëm në pritjen e boksierit tonë ishte edhe redaksia Kosova Boxing. “Jam i befasuar dhe njëkohësisht i gëzuar me këtë gjest për të gjithë ata që më krijuan këtë pritje. I faleminderoj të gjithë për këtë respekt që më bërën për mua” theksoi Krasniqi për Kosovaboxing.org.
Artan Vërbica
5 Nëntor 2011
PERSHENDETJE STAFIT I FAQES KOSVABOXING. SOT PER HERE TE PARE PE SHIQOJ KET FAQE, JU PERGEZOJ JU DESHIROJ PUNE TE MBAR ,GJITHASHTU E PERSHENDES BOKSIERIN KOSOVAR HAXHI KRASNIQI, QE NA KA GEZUAR TEJ MASE
ISHALLA VAZHDON EDHE ME TEJ KESHTU I DESHIROJ SUKSESE EDHE NE TE ARDHMEN ,JU FALEMINDERIT STAFIT I KOSOZABOXING,
JU PERSHENDES