RTK

RTKLive
3 Maj, 2024

Nimani shënon edhe një fitore me KO

2 min read

Berlin, 5 Nëntor 2011 – Besar Nimani ka shënuar edhe një fitore në boksin profesionist. Viktima e radhës ishte Jerry Dietzy të cilin Nimanit nuk ju deshën më shumë se një minutë për të plandosur në dysheme. Në fillim të këtij meçi Dietzy filloi furishëm duke iu vërsulur përpara dhe duke kërkuar që të befason Nimanin, por Nimani bukur iu shmang, ku më pastaj nga një kundërsulm e zuri mirë me një kroshe në nofull, dhe me kombinim të dhjetë goditje të njëpasnjëshme e hedhi në dysheme. Ky ishte edhe fundi për gjermanin Dietzy, i cili nuk mundi të vazhdojë. “Jam i lumtur për fitoren e arritur. Qëllimi im është të arrijë të luftoj për titullin e kampionit evropian vitin e ardhshëm dhe më duhen sa më shumë meçe. Ky do të ishte hapi i radhës, ndërsa ëndroj dhe qëllimi shkon më tej ku besoj që do të arritë të boksoj për titullin e kampionit botëror” theksoi Nimani për Kosovaboxing.org.

Besar Nimani do të jetë musafir në turnen Adem Jashari i cili fillon me 24 Nëntor. Fituesi i vitit 2009 në peshën deri 69 kg, ka nostalgji për këtë turne, i cili me kënaqësi do të jetë i pranishëm. “Do të udhëtoj enkas për turneun Adem Jashari. Kam nostalgji dhe pres me padurim të jam prezent. Së bashku me mua do të më shoqëroj menagjerja ime Dorothea Ring e cila do të përcjell këtë turne. Shumë i kam folur për shqiptarët dhe për boksin tonë, prandaj më ka lutur që të jetë në vendin e ngjarjes dhe të shof turneun nga afër. I kam treguar se edhe në Kosovë ka talentë, ka boksier të mirë, por edhe din të organizohet” tha Nimani.

Nimani është kampion aktual Internacional i Gjermanisë, dhe ka rekord në boksin profesionist 9-0 (8 KO). Ai ka debutur këtë vit në boksin profesionist duke shënuar rezultate brilante. Në boksin amator ka zhvilluar 97 meçe duke fituar shumë turne të rëndësishme, dhe duke përfaqësuar shumë herë Kosovën.

Foto : Eroll Popova

Artan Vërbica
6 Nëntor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.