RTK

RTKLive
27 Prill, 2024

Marquez mposht Diaz edhe për herë të dytë

2 min read

Mandalay Bay Resort & Casino, Las Vegas, ShBA – Juan Manuel Marquez ka grumbulluar të dy titujt e kampionit botëror të versioneve WBO & WBA duke mposhtur Juan Diaz me vendim unanim pas 12-raundeve. Marquez, 51-5-1 (37 KO) dominoi luftën ndaj Diaz, 35-4-0 (17 KO) duke mposhtur për here të dytë në karierë. Ndryshe nga hera e pare kur u takuan vitin e kaluar kur Marquez e mposhti me ndërprerje, këtë here gjyqëtarët i dhanë fitoren bindëse, 117-111, 116-112, 118-110.

“E dua trilogjinë me Manny Pacquiao, nëse ai dëshiron“ theksoi Marquez, i cili ka boksuar me filipinin në vitin 2004 duke barazuar në atë ndeshje.

“Bëra më të mirën që munda“ deklaroi Diaz. Pranova diza goditje të forta. Nuk kam dashur t`i rrija përball. Plani ka qenë ndryshe që unë të hyjë nga mbrendia dhe t`a godas por nuk ia arrita. Ai është shumë boksier i mirë“ tha Diaz.

Marquez tregoi se mundi dhe e dëmtoi mjaft shumë duke ia dëmtuar buzën. Marquez i ktheht fitores pas humbjes nga Floyd Mayweather vitin e kaluar.

Në parameç të kësaj mbrëmje boksoi edhe ish-kampioni botëror në kategorinë pendël, Roberto Guerrero, 27-1-1 (18 KO) i cili mposhti kubanezin Joel Casamiyor, 37-5-1 (22 KO) me vendim unanim pas 10-raundeve. Guerrero i cili zhvilloi luftën e dytë në kategorinë welter të lehtë, mund që t`a sfidoj Juan Manuel Marquezin në të ardhmen. Ky duel është përfolur se mund të ndodh dhe do të ishte super duel i dy luftëtarëve më të mire të kësaj kategorie.

Kosovaboxing.org
1 Gusht 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.