RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Dimitrenko fiton titullin e kampionit evropian

1 min read

Foto : Eroll Popova
Hamburg, Gjermani, 31 Korrik 2010
– Ukrainasi, Alexander Dimitrenko ka fituar titullin e kampionit evropian të versionit EBU për herë të parë në karierën e tij. Dimitrenko, 30-1-0 (20 KO) ka fituar ndaj ukrainasit tjetër, Yaroslav Zavorotnyy, 14-5-0 (12 KO) me Knock-Out teknik në raund të pestë. Ndryshe nga herat e tjera, Dimitrenko në kënd nuk kishte trainerin e tij të dikurshëm Fritz Sdunek, por kësaj radhe ai qëndroi me trainerin tjetër Michael Timm.

Në mbrëmjen e fundit të shfaqur nga TV ZDF, u zhvilluan edhe disa duele mjaft interesante ku Juan Carlos Gomes, 48-2-0 (36 KO) shënoi fitore ndaj Zack Page, 21-30-2 (7 KO) me vendim unanim pas tetë raundeve. Sebastian Zbik, 30-0-0 (10 KO) mposhti Jorge Sebastian Heiland pas 12-raundeve duke mbrojtur titullin WBC-Interim. Dimitri Sartison, 26-1-1 (17 KO) mposhti Khoren Gevor, 31-5-0 (16 KO) duke u stolisur me titullin e kampionit botëror të versionit WBA. Ai mposhtu Gevorin me vendim unanim. Kjo është hera e tretë nga Gevor që lufton për titull botëror, por nuk ia del mbanë. Jack Culcay 5-0-0 (3 KO) ka vazhduar rrugën e tij e mbarë në boksin profesionist duke mposhtur Ionut Trandafir Ilie me ndërpreje në raund të katërt.

Krenar Fejzullahu
1 Gusht 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.