Klitschko kundër Charr këtë të shtunë
2 min readVitali Klitschko do të mbrojë titullin e kampionit të botës në versionin WBC këtë të shtunë kundër Emmanuel Charr. Kjo mund të jetë meçi i fundit për Klitschkon i cili karrierën e tij të sportistit dëshironë të përmbyll me fitore, duke dëshiruar që më pastaj të konkurrojë për president të Ukrainës.
41-vjeçari i cili ka partinë e tij në Ukrainë, synon që t`ia arrijë këtij qëllimi por kjo duket e pabesueshme sepse në sondazhet e fundit Klitschko ka dal me gjasa 15% për të triumfuar për president. Dështimi në zgjedhje sigurisht do ta kthejë sërish në ring sikur se në vitin 2005 kur dështoi në politikë.
Ti kthehemi ngjarjes së fundjavës ku Klitschko ka gjetur një kundërshtar “Out Sider” konsiderojnë të gjithë ekspertët. Edhe pse Charr me një rekord prej 21 fitore pa asnjë humbje, ai nuk ka treguar asnjëherë më parë ndonjë cilësi të tij duke mposhtur ndonjë kundërshtar të denjë. Ai ka mposhtur Taras Bidenkon, Danny Williams, Sherman Williams, por të gjithë boksier të mirë por që ju ka dal afati. Charr kishte kërkuar ndihmë nga i madhi Mike Tyson që të jetë këshilltar dhe në këndin e tij, dhe të njejtën nga ikona jonë Luan Krasniqi, por nuk ka marrë përgjigje pozitive duke mos besuar në kualitetet e tij. Ekspertët e boksit botëror, boksierin Charr e konsiderojnë vetëm një “Bodybuilder” i cili do të shfrytëzohet si kampanjë për ukrainasin.
Dueli Klitschko dhe Charr do të zhvillohet në Olimpiyskiy center në Moskë të Rusisë, ku kjo arena ka kapacitet prej 30.000 shikuesve dhe pritet të mbushte tërësisht. Ky meç do të emitohet si gjithnjë në televizionin RTL.
Artan Vërbica
6 Shtator 2012