RTK

RTKLive
5 Tetor, 2024

Firat Arslan sfiduesi i radhës i Marco Huck

1 min read

Marco Huck do të mbrojë titullin e kampionit botëror në versionin WBO me 3 Nëntor, kundër Firat Arslan. Pas barazimit me Ola Afolabin në muajin Maj, tani Huck do të ketë sërish një sfidë ndaj 41-vjeçarit Arlsan i cili njihet me karakter të fortë. Ky meç do të zhvillohet në stadiumin Gerry Weber në Halle të Gjermanisë.

Poashtu Arslan me luftën e tij të fundit kundër rusit Alexander Alekseev fitoi këtë të drejtë për të sfiduar titullin e kampionit të botës mund të themi me plotë meritë pasi ishte më i mirë se Alekseev por u dëmtua nga gjyqëtarët ku e gjykuan me barazim.

Ky meç do të zgjojë interesim të madh në Gjermani, pas Huck njihet për popullaritetin e tij, ndërsa Arslan ka qenë kampion botëror dhe vazhdon luftën e tij duke dashur që sërish të jetë kampion bote. Huck deri më tani ka zhvilluar 37 meçe ku ka shënuar 34 fitore (25 KO), 2 humbje dhe 1 barazim. Deri sa Arslan ka zhvilluar 39 meçe, ku ka rekord prej 32 fitore (21 KO), 5 humbje dhe 2 barazime.

Kosovaboxing.org
29 Gusht 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.