RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Klitschko dhe Haye janë pajtuar për përballje?

2 min read

David Haye ka filluar të ndryshoj këtë kapitull në shekullin e ri sa i përket kategorisë së rënd. Ai pasi fitoi titullin me Nicolai Valuev dhe mbrojti më pastaj me John Ruiz, ka fituar një rrespekt. Deri sa vitin e kaluar i kritikonte vëllezërit Klitschko dhe nuk u përball me ata, ai tani është duke shkruar histori të re në kapitullin e ri të lategorisë së rënd. Ndërkohë Wladimir Klitschko u kritikua mjaft në mbrojtjen e fundit me Eddie Chambers pasi tregoi luftë të dobët. Pas kësaj filluan pëshpëritjet për një duel të mundshëm, ndërsa Wladimir Klitschko doli me një video në Facebook dhe Fightnews.com, duke i kërkuar përballje sa më të shpejt. “Unë dua të dërgoj këtë mesazh drejtpërdrejt tek David Haye” tha Klitschko. Klitschko në këtë inqizim me imazhe në të zezë dhe të bardhë, me një “closeup” e Wladimirit në fytyrën e tij, me një sfond të paqartë iu drejtua Hayes. Më tej Klitschko vazhdon në këtë video.”David kanë ikur luftimet dy herë me vëllezërit Klitschko, është koha që tani të ndodh ky duel” përfundoi Klitschko.

Siç thuhet bisedimet kanë filluar dhe një burim i yni, Kosovaboxing.org,  ka arritur të marr një informatë nga traineri i Klitschkos, Emmanuel Steward, i cili ka treguar se kanë menduar që kjo luftë të zyrtarizohet për muajin shtator por tani në diskutim është për muajin Tetor ose Nëntor. Më pastaj u munduam të mësojmë nga Steward se në cilin vend do të zhvillohet dueli, u mësua se në Gjermani sërish.

Analistët botërorë mendojnë se është shumë më interesante që ky duel të zhvillohet në Wembly të Anglisë ku atmosfera do të jetë shumë më e mirë, ndërsa në SHBA dhe Gjermani edhe pse tradita e boksit është e madhe nuk po krijohen spektakle të bukura, po ndodhin vetem marketing të njëanshëme. Do të ishte mirë që ky duel të ndodh në SHBA në një fushë të pa`anshme.

Alexander Povetkin dhe Nicolai Valuev (ose Don King) kanë mundësi të padisin organizatat e tyre përkatëse për të shtyrë lojra të detyrueshëm. Klitschko ka për qëllim të unifikimit të titujve për çdo version në boks. “Më është dhënë dritën e gjelbër dhe Haye ka një dritë jeshile. Haye ka leje për të bërë një mbrojtje vullnetare. ” theksoi Klitschko.

Cesar Pancorvo
10 Maj 2010

1 thought on “Klitschko dhe Haye janë pajtuar për përballje?

  1. pershendetje te perzemert per kto informata kaq te mira ju pershendes
    dhe shpresoj qe sa ma shpejt mi pa nje meq kunder wladimirit.k vs d.haye

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.