RTK

RTKLive
26 Shtator, 2022

Khan mposht Judah me KO 5

1 min read

Amir Khan ka fituar titullin e tij të dytë të botës në boksin profesionist në kategorinë gjysmëvelter. Khan, që është me origjinë pakistaneze, të shtunden mbrëma në Las Vegas mposhti me “Knock-Out” në raundin e 5-të, amerikanin Zab Judah, për t`u bërë pronar i titujve WBA dhe IBF në peshën gjysmëvelter. Khan në këtë përballje me Judah me një goditje në stomak mori edhe titullin e Judah-it IBF. Judah u ankua se goditja e Khan-it ishte nën brez, mirëpo boksieri britanik nuk brengoset nga fjalët që thotë kundërshtari. “Pavarsisht kësaj edhe po të zgjaste ndeshja edhe për disa raunde do t`a Knock-Out-ja me një goditje në fëtyre e jo në stomak” ka thënë Khan. “Ishte një goditje e ulët dhe unë u mundova të marr vetëveten” theksoi Judah. Khan e ka ndërmend të zhvillojë duelin e radhës me 10 Dhjetor në kategorinë gjysmëvelter, para se të ngjitet në një kategori më lartë. Khan dëshiron t`i sfidon në të ardhmen legjendat Floyd Mayweather Junior dhe Manny Pacquiao.

26 Korrik 2011
Marrur nga Gazeta Koha Ditore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.