RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Antonio Tarver mposht Danny Green në Australi

1 min read

Sydnej, Australi, 20 Korrik 2011 – Se Antonio Tarver është akoma njëri ndër boksierët më të mirë në botë, ai këtë e dëshmoi duke e mposhtur Danny Green-in në Australi me vetëdorëzim nga ana e australianit. Tarver 29-6-0 (20 KO) qysh në raundin e dytë e hedhi në dysheme duke i treguar se do ta ketë të vështirë. Ai e dominoi luftën deri në raundin e tetë duke qenë në avantazh të dukshëm. Ishte fundi i raundit të tetë ku Green 31-4-0 (27 KO) u pa që smundet më. Ishte vëllau Brandon Green i cili e urdhëroi trainerin ta dorëzoj meçin. “Më e rëndësishme ishte shëndeti i vëllaut tim” theksoi Brandon Green për mediat botërore pas meçit. Tarver udhëhiqte me rezultat të gjyqëtarëve 88-84, 88-84 dhe 88-84. Meçi ishte i vlefshëm për titull IBO – International Boxing Organization. Kjo federatë në vitet e fundit organizon shumë meçe spektakulare dhe të rëndësishme për spektatorin e boksit. Tarver kishte boksuar me boksierin tonë Elvir Muriqi në vitin 2007, dhe atë kohë Muriqi ishte paraqitur denjësisht kundër tij, duke ia mohuar fitoren.

Shpend Ahmeti
23 Korrik 2011

1 thought on “Antonio Tarver mposht Danny Green në Australi

  1. Danny Green e ka dobsuar operacioni qe ka pase (hekja e Tumorit), se tarver nuk kishte pase shance kunder tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.