RTK

RTKLive
16 Maj, 2024

Ish-kampioni botëror Hector “Macho” Camacho në gjendje të jashtëzakonshme

1 min read

Ish-kampioni i botës në boks Hector “Macho” Camacho u qëllua të martën në një atentat deri sa ishte ulur në një makinë në qytetin Bayamon në Porto-Riko. Gjendja e 50-vjeçarit Camacho është në rezik ku mjekët konstantojnë se ai mund të jetë i paralizuar për jetë, raportojnë mediat Porto-Rikani.

Camacho gjatë karrierës së tij ka boksuar me boksierët më të mirë të gjitha kohërave si Sugar Ray Leonard, Felix Trinidad, Julio Cesar Chavez, Roberto Duran, Oscar De La Hoya, e shumë tjerë.
Ai ka rekord prej 79 fitore (38 KO), 6 humbje dhe 3 barazime, ndërsa ka qenë kampion i botës në disa kategori si super-bantam, lehtë, velter, gjysmë të mesme, dhe të mesme.

Camacho vitet e fundit ka pasur probleme me alkohol dhe droga deri sa në vitin 2007 ishte arrestuar për vjedhje dhe ishte denuar me 7 vjet burgim, por kishte mbajtur vetëm një vit për shkak të emrit të madh të tij. Ai poashtu në vitin 2005 ishte kapur me drogë por në mungesë provash ishte liruar.

Kosovaboxing.org
21 Nëntor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.