RTK

RTKLive
30 Prill, 2024

Haye fiton me KO ndaj Chisora

1 min read

Upton Park, West Ham Stadium, Londër, 14 Korrik 2012 – David Haye e ka rrahur për herë të dytë Dereck Chisorren, një herë në konferencë për gazetar dhe tani në ring. Lufta e tyre kishte filluar në Mynih disa muaj më parë, ndërsa përfundoi sonte në stadiumin “Upton Park të West Hamit” ku Haye e fitoi bindshëm duke e hedhur dy herë në dysheme. Ky meç u dukë shumë mirë sonte dhe dukshëm më mirë se që ishte kur u rrahën disa muaj më parë duke bërë skandal të hatashëm. Haye dominoi luftën vazhdimisht deri sa në raundin e pestë i dha disa goditje duke e “Knock-Down” për herë të parë, ku Chisora u ngirtë dhe vazhdoi luftën, por Haye nuk e lëshoi dhe sërish i dha disa goditje duke rëzuar sërish ku Chisora u zgjua por gjyqëtari ndërpreu meçin.

Foto: Gatty Image

Kosovaboxing.org
14 Korrik 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.