RTK

RTKLive
2 Dhjetor, 2024

Arthur Abraham kampion i ri botëror në versionin WBO

3 min read

O2 World Arena, Berlin, 25 Gusht 2012 – Arthur Abraham është kampion i ri botëror në versionin WBO. Ai mbrëmë mposhti Robert Stieglitz me vendim unanim pas 12 raundeve.
32-vjeçari Abraham 35-3-0 (27 KO) i cili ishte kampion në kategorinë e mesme në versionin IBF nga viti 2005 deri 2009, arriti që të bëhet kampion edhe në kategorinë super të mesme duke fituar ndaj Stieglitz 42-3-0 (23 KO) me vendim unanin të gjyqëtarëve 116-112, 116-112 dhe 115-113.

Në raundin e parë dhe të dytë u matën forcat nga te dy boksierët ku mund të themi se ishin të barabarta. Në raundin e tretë Stieglitz ishte më  i mirë. Por, thyerja e këtij meçi erdhi në raundin e katër dhe të pestë ku Abraham shpërtheu i cili i dha shumë goditje duke dëmtuar mjaft rusin e natyralizuar Stieglitz. Abraham i dëmtoi mjaf shumë syrin e majtë ku ndërmjet syrit dhe vetullës kishte një prerje të madhe. Kjo nuk e ndal Stieglitz i cili vazhdoi, por nuk kishte taktikë për t`iu rikthyer vrullshëm edhe pse ai sulmonte gjithëmonë i pari, deri sa Abraham në pjesën e parë të raundeve mbrohej deri sa më vonë shpërthente dhe ipte më shumë goditje të qëlluara. Ky skenar vazhdoi nga raundet 6 deri 10-të. Raundi i 11-të i takoi sërish Abraham i cili në çdo përfundim të raundit nuk fshehte gëzimin e tij, sepse fitorja e tij i buzëqeshte. Në raundin e fundit Stieglitz ishte më i mirë, por kjo nuk i mjaftoi për të fituar, deri sa Abraham u shpall fitues me plotë meritë.

“Ky është një moment emocional për mua dhe është e vështirë për të përshkruar si ndihem”, ka thënë Abraham.

“Unë gjithmonë kam dashur të bëhem kampion i botës në kategorinë e mesme dhe kategorinë super të mesme. Kam punuar shumë për këtë duel për një kampion të madh” theksoi Abraham.

Duke mbajtur titullin për tre vite Stieglitz është rrahur keq me dy prerje të rënda në dy sytë e tij, deri sa doktori ka dashur që në raundin e 10-të të ndërprejë meçin por ka dhanë shenjë për të vazhduar. Pas meçit Stieglitz nuk ka dashur të japë ndonjë komunikatë për këtë meç të humbur.

Abraham dhe Stieglitz e kanë në kontratë për meçin revansh, por Abraham pas këtij dueli tha se do të boksoj me Felix Sturm. Ai tha: “Do të presë fituesin e duelit Feliz Sturm dhe Daniel Geale që zhvillohet javën e ardhshme, dhe do të kërkoj fituesin e tyre”, duke ditur se Sturm do të fitoj.

Nga kjo përballje Abraham ka përfituar 1.500.000 euro, ndërsa Stieglitz 1.000.000.

Shikuesit tanë kanë mundur ta shikojnë këtë duel drejtpërdrejt në televizionin publik të Kosovës, RTK. Komentuan Artan Muhaxhiri dhe Artan Vërbica.

Përgatiti: Artan Vërbica
26 Gusht 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.