Terbunja kundër lituanezit Psonko me 1 Shtator
1 min readBoksieri ynë më i mirë amator shqiptar i dekadës së fundit Naim Terbunja, do të zhvillon meçin e tij të tretë në boksin profesionist këtë fundjavë. Terbunja 2-0 për kundërshtar do të ketë boksierin lituanez Kirilo Psonko i cili ka 29 meçe profesioniste, prej tyre 9 fitore (6 KO), 18 humbje dhe 2 barazime. Ky meç do të zhvillohet në qytetin Ystad të Suedisë dhe të zhvillohet në 4 raunde. Terbunja i cili debutoi këtë vitë në boksin profeionsit kundër serbit Vladimir Spasojeviç duke shënuar fitore me vendim unanim, ai poashtu duelin e dytë profesionist e fitoi në Kosovë në Podujevë ndaj kroatit Marijan Markoviç me vendim unanim.
Terbunja parasheh që deri në fund të vitit të zhvillon afër 7 deri 8 meçe. Ai mund të paraqitet sërish në Kosovë me 5 Tetor në Prishtinë, ku promoter i kësaj mbrëmje do të jetë Blerim Bajgora një promoter i ri me ambicie të mëdha. Bajgora parashehë që krahas Terbunjës të boksojnë edhe disa yje tjerë nga Kosova e Shqipëria, si Bujar Sejdiu, Ilir Canolli dhe Jetmir Kuçi, por krejt kjo do të varret se sa bizneset kosovare do të mbështesin këtë spektakël. Bashkëpunimi i Bajgorës është lidhur ngushtë me agjensionin tonë Kosova Boxing.
Foto: Shpend Ahmeti
Kosovaboxing.org
28 Gusht 2012
suksese naim je maj miri besoj qe dalish fitus té uroj fat ishalla me fitor pershendes nga mahmut gorda
Besoj se Naimi do te jete fitues dhe shpresoj se shume shpejt dhe do te jete ne luft per titull te europes.
andaj Naimit i deshiroj vetem suksese se eshte nje punetor i madh dhe i diciplinuar,e shpresoj se dhe sukseset nuk do i mungojn.