RTK

RTKLive
26 Qershor, 2022

Edmond Xhelili dëshiron t`i revanshohet Jason Richey me 12 Mars

1 min read

Edmond Xhelili do të zhvilloj duelin e radhës me 12 Mars në Las Vegas. Xhelili për kundërshtar do të ketë amerikanin Jason Richey. Ky duel do të jetë mjaft i vlefshëm pasi që Xhelili, do të mundohet t`i revanshohet Jason Richey për humbjen e vitit të kaluar. Atë botë Xhelili humbi në qytetin Phoenix nga Richey me vendim unanim dhe tani ka gjasë të mirë ti revanshohet. Xhelili është kampion i versionit pak të njohur “Tuff u Uff” por gjithësesi mjaft i vlefshëm në MMA. “Kam vënë titullin tim në linjë vetëm që t`a bëj këtë luftë. Herën e parë ma vjedhën meçin sepse Richey ishte vendas. Kësaj radhe nuk do të kem nevoj për gjyqëtar, sepse do t`a përfundoj para kohe” deklaroi Xhelili për Kosovaboxing.org.

Xhelili në këtë duel do të reprezentoj flamurin kuq e zi. “Do të jam 100 përqind kuq e zi, dhe në të veshurat e mija do të kem edhe logon e “Kosovaboxing.org”, “Scanderbeg Clothing Co”, “Throw Down Gym Las Vegas” dhe “Tuff n uff” që më përkrahin gjithëmonë” theksoi Xhelili.

Xhelili deri më tani ka zhvilluar pesë duele, ku ka shënuar katër fitore (3 KO) dhe një humbje. Ky do të jetë dueli i gjashtë i tij në MMA.

Kosovaboxing.org
11 Shkurt 2011

1 thought on “Edmond Xhelili dëshiron t`i revanshohet Jason Richey me 12 Mars

  1. Mbahuuu edii do te ja dalesh mban me gjith fuqit e tua te pershendet nipi afrimii nga kumanova e madhe fitoree vetem .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.