McGregor fiton revanshin ndaj Diaz
1 min readT-Mobile Arena, Las Vegas, SHBA, 20 gusht 2016 – Irlandezi i famshëm Conor McGregor i është revanshuar amerikanit Nate Diaz për humbjen e pësuar në mars të këtij viti. Dueli i tyre ishte i ngushtë dhe interesant në çdo moment, ndërsa që në fund gjyqëtarët i dhanë fitoren McGregorit me rezultat të ngushtë 48-47, 48-47 dhe njëri e vlerësoi të barabartë 47-47.
Pas meçit Diaz kërkoi meçin e tretë. “Tani jemi 1 me 1. E ftojë McGregorin për luftën e tretë, të vërtetën. Ky duel ishte i ngushtë dhe duhet të shohim se cili jemi më i mirë” theksoi Diaz.
Luftëtari ynë që vepron në Las Vegas të SHBA-ve, Edmond Xhelili e kishte parashikuar fitoren e McGregor. Ai ditë më parë për Kosova Boxing theksoi: “McGregor do të fitoj kësaj radhe. Meçi i parë ishte befasi, ku kësaj radhe McGregor nuk do të lejoj të njejtën”.
Kjo ishte lufta e 23-të për McGregor. Ai tani ka bilanc prej 20 fitoresh (17 KO) dhe 3 humbje, ndërsa për Diaz kjo ishte humbja e 11-të, karshi 19 fitoresh (4 KO).
Kosovaboxing.org
20 gusht 2016