RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Elvis Gashi mposht sërish Andre Shuler-in. Fitoren ia dedikon vëllait të tij, të ndjerit Ardianit

2 min read

Elvis Gashi 1Manhattan, 42 street, West Side High-Way, New York, 20 gusht 2016 – Kikboksieri ynë që po zhvillon karrierë të artë në SHBA, Elvis Gashi ka arritur sërish të mposht amerikanin Andre Shuler. Sikur se në vitin 2014 kur e mposhti me nakaut teknik në raund të parë, edhe kësaj radhe Gashi e mposhti njësoj ku për dy minuta e hedhi Shulerin në dysheme duke përfunduar meçin para kohe.

Shuler ishte një kikboksier i dalluar ku humbjet i ka pësuar vetëm nga Gashi. Ai mendoi se do ti revanshohet kësaj radhe, por që Gashi nuk e lejoi. Ai ka bilanc prej 7 fitoresh dhe dy humbjet i ka nga Gashi. Ndërsa që Gashi me këtë fitore ngritë bilancin e tij në kikboksin profesionist prej (16-0, 10 KO).

Elvis Gashi 2“Dua të falenderoj trainerin tim, Primo Bellarosa. Ai po bon gjithçka që unë të jam i suksesshëm. Shpresoj që meçin e radhës ta kemë në Glory apo në Bellator Kickboxing, që këto dyja janë më të famshme në SHBA” theksoi Elvis Gashi për Kosova Boxing.

Më tej ai theksoi se fitoren ia dedikon vëllait të tij Ardianit i cili humbi jetën fatkeqësisht në Kosovë para disa muajve. “Fitova për Ardianin. E di se e ka shiku meçin nga qielli. Prandaj kjo fitore është për ty vëlla” theksoi Gashi.

Kosova Boxing është njëra ndër gazetat e para elektronike e cila e ka përkrahur dhe që ka prezantuar sukseset e tij si në Kosovë poashtu edhe në Amerikë. Ne i urojmë suksese të mëtejme.

Kosovaboxing.org
21 gusht 2016  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.