RTK

RTKLive
26 Qershor, 2022

Edmond Xhelili i revanshohet Jason Richey

1 min read

The Orleans, Hotel and Casiono, Las Vegas, SHBA, 13 Mars 2011 – Edmond “Albanian Assassin” Xhelili i është revanshuar amerikanit Jason Richey për humbjen e vitit të kaluar. Xhelili 5-1 (3 KO) në një luftë të fortë në tre raunde arriti t`a mposht me vendim unanim. Dueli ishte i vlefshëm për titullin e versionit “Tuff N`Uff”. Këtë titull Xhelili e kishte fituar vitin e kaluar kundër Tim Bawman. Por pastaj Xhelili udhëtoi në  qytetin Phoenix për tu përballur me Jason Richey ku humbi me pikë, por kishte mjaft padrejtësi, pasi Richey u ndihmua nga gjyqëtarët vendas. Ai ka vënë titullin e tij vetëm që ti revanashohet Richey-t, dhe këtë e arriti mjaft mirë mbrëmë. “Jam hyrë në duel me mjaft optimizëm dhe me inat të madh nga humbja e jo e drejtë nga viti i kaluar. Sonte tregova që jam më i mirë” deklaroi Xhelili për Kosovaboxing.org.

Xhelili kishte të veshura të shkurtat e tij me logo të kosovaboxing.org. Ai na nderoi mjaft shumë me këtë gjest faleminderues. Redaksia jonë poashtu faleminderon Xhelilin për rrespekt. Kosova Boxing që nga fillimi i karierës së tij e ka përkrahur luftëtarin tonë.

Krenar Fejzullahu
14 Mars 2011

1 thought on “Edmond Xhelili i revanshohet Jason Richey

  1. kush e shikon “Tuff N`Uff”?… Me arrite deri te UFC kishte qene suks i madh, aty ka kundershtare te klasit te pare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.