RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Cullhaj shënon fitoren e radhës ndaj gjermanit Thess

1 min read

Halle Salle, Gjermani, 12 Mars 2011 – Armand Cullhaj ka shkëlqyer mbrëmë në Halle Salle duke shënuar fitore ndaj gjermanit Toni Thess me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Cullhaj dominoi gjatë gjithë duelit ku në të gjitha raundet ishte më i mirë. Kundërshtari i tij Toni Thess, ishte katër herë në dysheme, por arriti të mbahet deri në fund. Raundi tragjik ishte i pesti, ku Cullaj tre herë e detyroi gjyqëtarin ti numroj. “E kisha të vështirë këtë meç, jo pse kundërshtari ishte më i mirë, por se u ndihmua gjatë gjithë duelit nga gjyqëtari, i cili e ndihmoj nga përfundimi katastrofal i tij. Në një rast numërimi ka zgjatur deri 20 sekonda. Ishte katër herë në “Knock-Down”, se për ndryshe fitorja do t`i ipej atij, pasi ishte gjerman. Shumë vështirë për një shqiptar të arrij suksese në Gjermani kur përballesh me ndonjë kundërshtar si ky” deklaroi Cullhaj për Kosovaboxing.org, i cili ishte mjaft i mllefosur për rrjedhjen e duelit.

Cullhaj po vazhdon karrierën e tij mjaft mirë. Kjo ishte fitorja e 11-të e tij  dhe po radhit mjaft mirë fitoret e tij. “Fitova ndaj Jindrich Kubin dhe tash ndaj Toni Thess. Do të pushoj disa ditë në vendlindje në Tiranë, për tu kthyer më pastaj punës dhe synimeve të mia” tha në fund, Cullhaj.

Kosovaboxing.org
13 Mars 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.