RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Veseli, Ahmeti dhe Zekaj triumfojn në Vienë të Austrisë

1 min read

Maxx Sport Center, Vienë, Austri, 12 Mars 2011 – Kick-boxerët Shqiptarë Shkodran Veseli, Lirim Ahmeti dhe Labinot Zekaj kan triumfuar në një mbrëmje të kick-boxit në Vienë të Austrisë. Shqiptarët shkëlqyen në këtë mbrëmje duke gëzuar shumë adhurues shqiptarë që ishin prezent në një numër të madh. Veseli për kundershtar kishte Gjermanin Ramon Kübler të cilin e nokautoj në rundin e 3-të me një high-kick në kategorinë deri në -76kg. Ahmeti u takua me hungarezin Attila Gaspar ku triumfoi bindshëm me pikë pas tre rundeve në kategorin deri në 81kg. Zekaj luftoi për titullin Kampion i Austris në verzionin WAKO Pro -81kg, ku mposhti kundershtarin e tij në rundin e parë. Në këtë mbrëmje të kick-boxit u paraqit edhe Besnik Limani në peshen -72kg ku pësoi humbje nga Gjermani Sebastian Mendez-Harms pas një goditje me gju në rundin e 2-të.

Daors Berisha
13 Mars 2011

1 thought on “Veseli, Ahmeti dhe Zekaj triumfojn në Vienë të Austrisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.