RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Sevdail Sherifi kundër Elvir Behlulovic me 25 Mars

2 min read

Sevdail Sherifi do të zhvilloj duelin e radhës në kryeqytetin e Kosovës. Sherifi ka anuluar dy duele të parapara vetëm të boksoj në vendlindje. Fillimisht Sherifi kishte pasur të boksoj në Francë me 19 Mars dhe pastaj në Zvicër sërish me 26 Mars, por ai nuk është pishman që i anuloi këto dy meçe, sepse mundësia e tij të paraqitet në Prishtinë nuk i vjen çdo ditë. Edhe pse i lindur në Preshevë në Kosovën Lindore, ai pret që nga Presheva të udhëtojnë shumë bashkëqytetar ta përkrahin. “Kur mora ofertën nga Aziz Salihu, nuk kam menduar dy herë, i kam thanë Salihut, atje më ke, edhe pse i kisha të aranzhuara dy meçe, një Francë dhe tjetrën në Zvicër” thekson Sevdail Sherifi për Kosovaboxing.org.

Karriera e tij është në rritje, ai ka zhvilluar gjashtë meçe profesioniste ku katër i ka fituar, të gjitha me KO, ka një barazim dhe një humbje. Kundërshtari i tij do të jetë boshnjaku Elvir Behlulovic. Behlulovic ka një meç profesional ku ka pësuar nga Aldin Avdic në Dhjetor të vitit të kaluar, por ka shumë paraqitje në boksin amator rreth 50 meçe, pastaj edhe në kick-box dhe MMA. Pra është një luftëtar i dalluar në shumë fusha të sporteve luftarake. Në prononcimin e tij që e patëm me te, ai deklaroi. “Kam boksuar në shumë vende të Ballkanit, në Kroaci, Serbi, Bullgari dhe kam eksperiencë të mjaftueshëm. Në Kosovë do të vij për fitore” theksoi Behlulovic për Kosovaboxing.org.

Ky duel njëherit do të jetë edhe meçi kryesor bashkë me atë të Shpetim Shalës i cili do të boksoj sërish me kroatin Nikolla Matic. Në ditët në vijim do t`ju sjellim edhe për përgaditjet e boksierit tonë nga Peja, i cili pret edhe një fitore tjetër ndaj kroatit dhe një shkëlqim tjetër. Kjo ngjarje e boksit do të transmetohet nga Televizioni publik i Kosovës, RTK me 25 Mars nga ora 15:15. E gjithë kjo ngjarje do të jetë për ditën e bombardimeve të NATO-s në Kosovë për një faleminderim të aleancës verio-atlantike ku 12-vite më parë hodhi bombat e para për çlirimin e Kosovës.

Artan Vërbica
11 Mars 2011

1 thought on “Sevdail Sherifi kundër Elvir Behlulovic me 25 Mars

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.