RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Cullhaj mat forcat këtë të shtunde me gjermanin Toni Thess

1 min read

Armand Cullhaj do të boksoj këtë fundjavë me gjermanin Toni Thess në Hale Salle. Cullhaj 10-2-2 (6 KO) synon të shënoj fitoren e 11-të në karrierën e tij. Kundërshtari i tij, gjermani Toni Thess ka 2 fitore (1 KO) në poaq meçe dhe është i pamposhtur. Meçi do të zhvillohet në 6 rounde. “Kam stërvitur një muaj e gjysmë për këtë përballje. Fillimisht me thanë se do të boksoj me Christian Pohle por këto ditë për arsye personale Pohle u tërhjek, ndërsa u caktua Toni Thess. Për mua nuk ka kjo ndonjë rëndësi, sepse jam përgaditur mjaft mirë dhe synoj fitoren e radhës” theksoi Cullhaj për Kosovaboxing.org. 

Tiranasi shënoi fitore të rëndësishme me 29 Janar kur mposhti çekun të rrespektuar Jindrich Kubin me vendim unanim. Kjo do të jetë përballja e dytë e tij këtë vit, ndërsa shpreson të paraqitet deri në fund të vitit edhe tre herë. “Pas këtij dueli do ti kem edhe dy meçe të planifikuara, një në gjashtë raunde dhe një në tetë raunde. Më pastaj pres të boksoj për titullin e kampionit të botës nën 21 vjet” theksoi Cullhaj.

Artan Vërbica
10 Mars 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.