RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Orial Kolaj kryqëzon dorezat me Pawel Glazewskin në Poloni

1 min read

Boksieri ynë Orial Kolaj do të kryqëzoj dorezat me polakun Pawel Glazewskin me 20 Mars. Ky duel do të jetë i pari në këtë vit për Kolaj dhe do të jetë një duel mjaft i fortë për te. Kundërshtari i Kolaj, polaku Pawel Glazewski ka rekord prej 14-0 (4 KO) dhe është kampion aktual i Polonisë dhe gadishullit baltik. Ky duel do të zhvillohet në 10 raunde, në qytetin “Nowy Dwor” të Polonisë. Kolaj përfaqëson Kosovën ku ka licencë profesioniste të Kosovës. Boksieri ynë nga Lezha me rezidencë në Itali ka rekord prej 5-4-0 (3 KO) dhe konsiderohet si boksier mjaft i fortë, por kuptohet se në shumë raste ai nuk ka pasur përkrahje të mjaftueshme për të pasur bilanc më të mirë të rezultateve. Besojmë që Kola do të përfaqësohet denjësisht në Poloni kundër kampionit polak.

Kosovaboxing.org
10 Mars 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.