RTK

RTKLive
30 Prill, 2024

Dimitrenko mbron titullin e kampionit evropian në versionin EBU

1 min read

Universum Gym, Hamburg, Gjermani, 26 Mars 2011 – Alexander Dimitrenko 31-1-0 (21 KO) ka mbrotjur titullin e kampionit evropian në versionin EBU, kundër polakut Albert Sosnowski 46-4-1 (28 KO). Dimitrenko në këtë duel u përfaqësua me nënshtetësi dhe flamur gjerman. Kjo ishte mbrojta e parë e titullit. Ai kishte parashikur ta mbroj titullin gjashtë muaj më parë, por në qastet e fundit Dimitrenko ishte sëmuar dhe nuk ishte paraqitur ndaj Sosnowskit. Meçi i sontëm filloi me një agrsivitet nga Sosnowski ku kërkonte luftë, ndërsa Dimitrenko i shmangej dueleve. Kjo luftë bëri që të dytë të kenë mjaft kapje “Clinch” për shkak të diferencës së tyre në gjatësi. Dueli ishte mjaft i përafërt deri në momentet e fundit dhe mjaft i paparashikueshëm sa i përket fituesit, por në raundin e 12-të, Dimitrenko me një “uppercut” e përfundoi duelin. Sosnowski nuk ishte në gjendje të zgjohet, ndërsa ekipi medikal hyri menjëherë në ring për ti japur ndihmën e parë.

Kosovaboxing.org
27 Mars 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.