RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Arslan fiton me ndërprerje ndaj Bilak

1 min read

Berlin, Gjermani, 1 Prill 2011 – Ish-kampioni i botës Firat Arslan ka shënuar fitore me  ndërprerje në raund të tretë ndaj çekut Michal Bilak. Arslan 30-5-1 (19 KO) dominoi luftën ndaj Bilak 19-16 (10 KO) nga fillimi dhe për çekun erdhi fundi në minutën, 2:25 kur gjyqëtari ndërpreu meçin. Arslan edhe pse 40-vjeçar vazhdon të konkurojë ndër boksierët më të mirë në kategorinë “Cruiser”. Ai kishte paraparë që në parameç të Krasniqi dhe Banks të zhvillon një duel, por kjo u pamundësua pasi meçi u anulua përkohësisht. Në parameç të këtij dueli, ishin edhe disa meçe interesante ku i rankuari numër 2 në versionin WBC, Selcuk Aydin 21-0 (16 KO), mposhti Dzimitry Lubaschikin 18-1 (17 KO) duke shkatëruar në raund të parë. Poashtu boksieri perspektiv Erkan Teper 5-0 (3 KO) mposhti Robert Hawkins 23-17 (7 KO) me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Hawkins u gjet dy herë në dysheme por ia arriti të qëndroj deri në fund.

Kosovaboxing.org
2 Prill 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.