RTK

RTKLive
14 Maj, 2024

Dështon në rikthimin e tij Ricky Hatton

1 min read

Manchaster Arena, 24 Nëntor 2012 – Ricky Hatton ka dështuar në rikthimin e tij në ring pas tre vitesh penzionimi. Të shtunën në Manchester, Hatton 45-3-0 (32 KO) u mposht nga ukrainasi Vyacheslav Senchenko 33-1-0 (22 KO). Dueli ishte paraparë të zhvillohej në 10 raunde, por Senchenko me një luftë të përkryes arriti që këtë meç të përfundon në raundin e 9-të duke nakautur Hattonin me një “Body-shot”.  Kjo fitore për ukrainasin arriti aspiratat që në një të afërt të shkurt Senchenko të sfidon titullin e kampionit botës, ndërsa Hatton pas këtij dështimi sërish vendoi të penzionohet dhe përundimisht t`i varrë dorëzat në gozhdë.

Manny Pacquiao i cili e mposhtu Hattonin tre vite më parë, e komentoi kështu dështimin në rikthimin e tij. “Tre muaj të jesh jashtë ringut është shumë e lemo tre vite. Hatton ka gabuar që është rikthyer, por prapë ka dhënë një shfaqje të mirë dhe nuk ka zgjedhur kundërshtarin, por ka zgjedhur njërin ndër më të mirët në kategorinë velter” ishin fjalët e Paqcuiaos.

Tani Senchenko me këtë fitore do të marrë një rol të madh dhe shumë shpejt do të lufton për ndonjë titull të vlefshëm kundër ndonjë kundërshtari me emer të madh.

Përgatiti:
Artan Vërbica
25 Nëntor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.