RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Pacquiao vs. Marquez 4 – Meçi i shekullit të ri

2 min read

Pas tre dueleve historike ndërmjet Manny Pacquiao dhe Juan Manuel Marquez ku dy i fitoi Pacquiao, ndërsa një u përmbyll me barazim, shiquesit këtë të shtunë do të shohin meçin e katërt të tyre historik që ndodh radhë ndonjëherë të zhvillohen katër duele ndërmjet boksierëve në boksin profesionist. Por ky duel vjen nga spektakli që kanë dhuruar këta dy akterë deri sa meçi i katërt do të jetë shumë milionëshe ku Manny Pacquiao do të fitoj 25 milion dollar ndërsa Marquez do të marrë më pak, 5 milion dollar. Por kjo nuk do të jetë fitimi përfundimtar sepse të dy boksierët në arkën e tyre do të arkëtojnë edhe nga drejtat televizive ku pritet ky meç të shihet mjaft shumë në HBO në Pay-Per-View.

Ti kthehemi analizës së këtij meçi, ku pritet të jetë mjaft interesant sikurse që ishin tre përballjet e tyre. Kësaj radhe Pacquiao dëshiron të fitoj me KO, ndërsa të njejtën e ka theksuar edhe Marquez ku ka theksuar se duhem të fitoj me KO sepse prapë fitorja do të jipet Pacquioas.

36 raunde i kanë boksuar në tre meçe, a thua sërish përballja do të shkoj në 12 raunde. Nëse Pacquiao bokson me përkushtim dhe kujdes të madh atëhere fitorja sërish do ti takoj atij, por nga përshtypja ime që Pacquiao dëshiron të fitoj me KO, dhe të njejtën gjë e dëshiron Marquez atëhere nga këndvështrimi im besoj njëri do të humb koncetrimin. Kjo do të dalloj duelin e katërt të tyre sepse në tre duelet e tyre fituesi ka qenë i lidhur ngushtë dhe njerzit e kanë vlerësuar ngushtë dhe ka pasur kritika të mëdha si nga njëra palë ashtu edhe nga tjetra. Por, kjo si duket kësaj radhe do të ndryshoj sepse që të dytë e kanë të njejtin qëllim, dhe kjo ka sjellur duelin e tyre të katërt. Nga një vështrim tjetër të gjithë e dinë që Marquez është boksieri më i papërshtatshëm që ka boksuar ndonjëherë me Pacquiao. Ndryshe amerikanët Marquezin e kanë quajtur Joe Fraizer të Pacquioas, por dilemat sonte do të na hjekin të dytë. Do të shohim se çka do të sjell kjo luftë, një fitore tjetër të Pacquioas apo fitoren e parë të Marquez. Por secili nga ne do të pyetet gjatë meçit a do të zhvillohet dueli i pestë i tyre, kjo do të ndodh gjatë qasteve të shiqimit ku mendja jonë sërish do të kërkojë këtë duel, sepse tre duelet e tyre janë historia më e bukur e boksit botëror.

Artan Vërbica
8 Dhjetor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.