RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Tatli fiton titullin EU-EBU

1 min read

Espoo, Finlandë, 8 Dhjetor 2012 – Edis Tatli ka triumfuar për titullin e Bashkimit Evropian EU-EBU ndaj italianit Paolo Gassani me ndërprerje në raundin e parë. Tatli që nga fillimi kishte filluar ashpër dhe nga goditjet e njëpasnjëshme gjyqëtari e ndali meçin. Ky është triumfi më i madh i boksierit tonë deri më tani i cili me këtë titull shton shpresat e mëdha që në vitin 2013 të sfidon titullin EBU që është titulli më i madh evropian. Titutllin EBU deri më tani e kanë fituar vetëm dy shqiptar, Luan Krasniqi dhe Shpend Abazi.

Tatli tani ka rekord brilant prej 19 fitore (5 KO) dhe nuk dinë çka është disfata. Ndërsa Paolo Gassani numëroi humbjen e 3-të, karshi 16 fitoreve.

Tatli nga Kosova Boxing vlerësohet ndër 5 boksierët më të mirë shqiptar momentalisht.

Artan Vërbica
9 Dhjetor 2012

3 thoughts on “Tatli fiton titullin EU-EBU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.