RTK

RTKLive
28 Nëntor, 2021

Valon Mavraj fitues i turneut “Besim Kabashi”

1 min read

Brezi i më të mirit në këtë turne, në të cilin gjendej edhe porteti i Besim Kabashit, e fitoi kick-boxieri kosovar Valon Mavraj,  që u shpall garuesi më i mirë i ketij turneu. Mavraj triumfoi ndaj kick-boxierit nga Mali i Zi, Ivan PERKOVIQ me ndërprerje në raundin e parë. Performanca e tij bëri që përbërja e Këshillit Organizativ ta zgjedhë si kick-boxierin më të mirë të turneut.

Pjesë e këtij manifestimi ishin edhe familjarët të Besim Kabashit, përfaqesuesit e Federatës së Kick-Boxit të Kosovës, kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova dhe zyrtarë e përfaqesues të lartë të Komunave Istog dhe Pejë.

Turneu u organizua nga Federata e Kik-Boxit e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport dhe Komunën e Istogut.

Partnerë mediale te ketij turneu ishin: Radio Televizioni i Kosoves dhe Radio Televizioni Dukagjini.

65 kg  Blerim FETA (KOS) Ndërp. R1.  David KOVACS (HUN)
70 kg  Rikard LEKAJ (ALB) vs. Karciy THAT (HUN)
73 kg Kosovar BALA (KOS) Ndërp. R1          Ivan TOSHKOVIQ (MNE)
68 kg Lum KELMENDI (KOS) vs  Remzija DAQIQ (MNE)
75 kg Shpejtim AHMETAJ (KOS) vs Milan JOVANOVIQ (MNE)
81 kg Valon MAVRAJ (KOS) Ndërp. R1          Ivan PERKOVIQ (MNE)
80 kg Kadri MURSELI (KOS) TKO R1        Smith BALINT (HUN)
71 kg Korab SINANI (KOS)  vs          Marko NIKOLIQ (MNE)
60 kg Ilir MENXHIQI (KOS) Ndërp. R1          Andrasz RACZ (HUN)

Përgatiti: Artan Muhaxhiri
Foto: Shpend Ahmeti

3 thoughts on “Valon Mavraj fitues i turneut “Besim Kabashi”

  1. Meqe shume te dobeta. marre per federaten e kikboksit qe per ta vetem leku eshte ne pyetje e jo cilesia. shume shume dobet kan qene meqet.

    lavdi besim kabashit

    afrimi gjilan

  2. ot elumt t e uroi suksese valon te uroi sukses e se je me iforti ne saradraje yll beso je shum ifort po qame bos e do nuk jon kaedins ekan pun em tya haha kalo same mir t euroi suksese ne jet s eje shum bossssssssssssssssss

  3. Eshte e turpshme qe per nje njeri kaq te madhe si i ndjeri
    Besim Kabashi te behet nje organizim i katastrofal qe as me fjale nuk mund te pershkruhet ….
    Federaten e Kickboxit Kosoves e udheheq klani i koruptume ne krye me Fatmir Makollin ….deri sa ata jan aty ky sport kur nuk do te avansohet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.