RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

CRO-COP puth dyshemen përsëri

1 min read

Indianapolis, SHBA, 27 Shtator 2010 – Boksieri, kick-boxieri, luftëtari i ringjeve UFC, Mirko Filipovic – Cro Cop është mposhtur në Indianapolis të SHBA-ve nga amerikani Frank Mir. Dueli Cro Cop dhe Mir u zhvillua në kafaz në kuadër të “Ultimate Fighting Championship” dhe kësaj radhe kaloi mjaft keq ku morri një goditje të fortë me gju në nofull, gjë që e bëri që të merr knock-out klasik dhe të jetë pa vedije për disa momente. Pas kësaj humbje Cro Cop deklaroi për mediumin kroat CroRing.com se parashikon të tërhiqet nga luftimet nepër ringje të ndryshme. “Kam 180 ditë që nuk kam zhvilluar asnjë duel dhe janë shumë për një luftëtar. Në kafaz jam hyrë me vetem 101 kg, gjë që është shumë pak për këtë diciplinë. Kam kontratë me versionin UFC edhe për dy meçe por ndoshta do të tërhiqem se ka ardhur koha” deklaroi për CroRing.com. Ai gjatë këtyre viteve të fundit ka pësuar shumë humbje. Në UFC ka rekord prej 27-8 (20 KO) ndërsa në K-1 16-7 (11 KO). Cro Cop ka afër 20 vjet që merret me sporte luftarake dhe ka qenë jashtëzakonisht mjaft i sukseshëm. Ai është ndeshur me kick-boxierin tonë Xhavit Bajramin në vitin 1999 në Japoni në kuadër të eliminatorëve K-1 Braves për K-1 Grand Slam ku është mposhtur nga Xhavit Bajrami.

Artan Vërbica
29 Shtator 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.