RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Xhelili pëson humbjen e parë

1 min read

Dodge Dome, Phoenix, Arizona, 13 Gusht 2010 – Edmond Xhelili 4-1 (3 KO)  ka pësuar humbjen e parë në ringun MMA. Ai mbrëmë u mposht nga amerikani Jeffrey Anderson 3-0  pas tre raundeve. Xhelili tregoi luftë të fortë gjatë tre raundeve mirëpo mori një vërejtje publike nga gjyqëtari dhe kjo ndikoi në vendimin e gjyqëtarëve të cilën i dhanë fitoren Anderson pasi ishte edhe vendas. Lufta ishte e vlefshme nën organizatën e njohur të MMA – Strike Force – Challangers. Kjo humbje e dëshpëroi luftëtarin tonë pasi ishte mjaft i zhgënjyer me vendimin e gjyqtarëve. “Isha në tre raundet më i mirë se ai. Isha agresor dhe gjatë gjithë kohës e mbajta nën presion, është vërtet se e godita nga mbrapa dhe mora ndëshkim, mirëpo kjo se besoj që ishte arsye për të humbur duelin“ theksoi Xhelili i zhgënjyer. “Të gjithë të pranishmit që ishin e panë se unë isha fitues, por Anderson luftoi para publikut të tij dhe u ndihmua nga gjyqëtarët“ tha Xhelili. Dueli Xhelili dhe Anderson ishte parameç i Ryon Couture i cili edhe ai u befasua me vendimin që dhanë për fituesin e kësaj ndeshje. “Besoj se do të më japin revansh me te dhe do t`a mposhti“ tha në fund Xhelili për Kosovaboxing.org.

Artan Vërbica
14 Gusht 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.