RTK

RTKLive
4 Maj, 2024

Cotto vs. Margarito -II-

1 min read

Miguel Angel Cotto do të mbroj titullin WBA në kategorinë gjysmë të mesme ndaj Antonio Margaritos në Madison Square Garden në New York me 3 Dhjetor. Që nga humbja e Cottos nga Pacquiao në fund të vitit 2009, Cotto luftoi për titullin vakant të këtij versioni duke mposhtur Yuri Forman me TKO 9, dhe më pastaj duke mbrojtur titullin ndaj Ricardo Mayorga me TKO 12. Tani do të jetë pranë një sprove të vërtet ndaj Antonio Margarito i cili poashtu konsiderohet si boksier mjaft kualitativ, kur dihet se Margarito e ka mposhtur në vitin 2009. Margarito nuk ka zhvilluar asnjë meç këtë vit nga humbja nga Manny Pacquiao vitin e kaluar, kur Pacman e kishte mposhtur me vendim unanim. Cotto deri më tani ka zhvilluar 38 meçe profesioniste, duke shënuar 36 fitore (29 KO), dhe 2 humbje. Ndërsa Margarito në karrierën e tij ka zhvilluar 45 meçe, duke shënuar 38 fitore (27 KO) dhe 7 humbje. Cotto dhe Margarito janë përballur me 2009 ku atë botë, Margarito mposhti me TKO 11. Revanshi i tyre do të jetë mjaft interesant dhe i paparashikuar. Ky meç mund të sjell emocione të sërishme dhe ndoshta një meç më interesant se që ishte Pacquiao dhe Marquez.

Kosova Boxing ju paraqet disa foto nga meçi i parë, kur Margarito e kishte përgjakur plotësisht Cotton. Ky meç do të transetohet drejtpërdrejt nga televizioni amerikan PPV HBO.

Kosovaboxing.org
1 Dhjetor 2011

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1 thought on “Cotto vs. Margarito -II-

  1. Meqi i pare ishte Cotto vs Dorzat e betonume. Tash ta shikojme qka mundet me be Margarito pa beton ne dore.

    Pershendetje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.