RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Arslan vs Suda sonte drejtpërdrejt në Eurosport nga ora 21:00

1 min read

Ish-kampioni botëror Firat Arslan do të takohet sonte me njërin ndër boksierët më të mirë në vitet e fundit në kategorinë “Cruizer”, çekun Lubos Suda. Arslan dhe Suda janë ndeshur një herë gjatë karierës së tyre në vitin 2003, ku atë botë Suda e kishte mposhtur Arslanin me vendim unanim pas 12-raundeve. Tani pas tetë vitesh do të ipet rasti që të dy të boksojnë sërish për titullin IBF-Intercontinental. Arslan 30-5-1 (19 KO) ishte paraqitur mirë me 1 Prill të këtij viti kur mposhti Michal Bilak me ndërprerje në raundin e 3-të. Ndërsa Suda 23-5-1 (15 KO) ka mposhtur këtë vit Ola Afolabin me ndërprerje në raund të 5-të. Mbrëmë në matje zyrtare Arslan doli 90.0 kg, ndërsa Suda një kilogramë më pak, 89.0 kg. Prezent ishte edhe boksieri ynë Luan Krasniqi i cili në çdo meç i rrin afër përkrah Arslanit. Organizator i këtij meçi do të jetë Arena Box Promotion. Meçi do të zhvillohet në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në TV Eurosport nga ora 21:00.

Kosovaboxing.org
15 Korrik 2011 

1 thought on “Arslan vs Suda sonte drejtpërdrejt në Eurosport nga ora 21:00

  1. Beni nga Ferizaj

    I uroj fat turkut firat arslan i cili sdo te kete pune te leht me lubos suda, gjith ashtu i uroj fat edhe elvir muriqit i cili do te bokson me 10 shtator ne new york te amerikes per te u afruar me nje hap me afer titujve te botes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.