RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Analizë: Pacquiao vs. Marquez -III-

5 min read

Sonte i gjithë rruzulli botëror do të jetë pranë akraneve televizive për të shiquar meçin e shumë pritur ndëmjet Manny Pacquiao dhe Juan Manuel Marquez. Ky do të jetë meçi i tyre i tretë  dhe ndoshta më interesanti kur kemi parasysh dy përballjet e tyre që janë zhvilluar, ku dy meçet kanë qenë meçet e vitit në botë. Herën e parë u takuan në vitin 2004 kur përballja e tyre u përmbyll me barazim. Ishte zgjedhur dueli i vitit për këtë vit, ndërsa zgjoi interes të madh pasi për 12-raunde të dytë dhanë maksimumin. Pacquiao kishte plandosur dy herë Marquezin në raundet e para, por ky i fundit nuk ishte dorëzuar dhe kishte pasur qastet e tij nga fundi i raundeve duke e vlerësuar gjyqëtarët me barazim.  Pacquiao kishte qenë i pakënaqur në atë kohë me vlerësimin. Ata u munduan që revanshi i tyre të realizohet shpejt, por të dytë u deshtën të presin deri në vitin 2008 për t`i matur forcat sërish. Edhe kësaj radhe dueli i tyre ishte dramë dhe i paparashikueshëm, por kësaj radhe Pacquiao doli të jetë fitues me vendim të gjyqëtarëve 2 me 1. Edhe këtë herë Marquez ishte gjendur në dysheme por kishte vazhduar të gjitha raundet duke qenë i rrëzikshëm sikur se në meçin e parë. Gjithëmonë i pakënaqur del të jetë pala humbëse dhe Marquez ishte ai i cili theksoi se nuk kishte humbur meçin dhe kërkoi sërish meçin e tretë të revanshit, por sërish iu deshtën tre vite e gjysmë për të pritur këtë rast, dhe ja tani historia përsëritet dhe rasti sërish i vjen, kësaj radhe i ka gjasat, por kjo do të shifet sonte se cili do të jetë ngadhnjimtari i vërtet. Nëse Pacquiao fiton atëherë Marquez do të përfundonte me kaq dhe duke mos kërkuar edhe një herë përballjen me te, por shtrohet pyetja nëse Marquez befason Pacqiuaon atëhere a do të shofim duelin e katërt! Unë mendoj se PO.

Ti kthehemi asaj që do të ndodh sonte dhe çka parashikojnë ekspertët, analistët, trainerët dhe dashamirët e boksit, ku edhe ata kanë të drejt të japin mendimin e tyre. Disa ditë më parë Kosova Boxing kishte bërë një paralajmërim për këtë meç dhe duke analizuar dy meçet e para, morëm disa emaila nga lexuesit tanë por edhe nga disa ekspert të boksit. Të gjithë e lavdëruan lajmërimin, por ne hasëm në një kritikë ku ne si redaksi i dhamë mundësin e fitores Marquezit, ja pse. Me interes të madh kemi përcjellur përgaditjet e këtij super dueli, që kanë zgjatur 10 javë, dhe kemi parë që Marquez është përgaditur në vendlindjen e tij në New Mexico, ku qyteti i tij metropolitan me rreth 20 milion banor jeton për t`ju revanshuar filipinaist Pacquiao, sepse Pacman ka mposhtur të gjithë meksikanët deri më tani. Kjo nuk do të thotë që Pacqiuao do të jetë sërish fitues, por motivi shtesë ekziston më shumë tek Marquez. Në letrat e lexuara shprehet mendimi i tyre, por kisha të veqoja një kur një lexues thotë si ka mundësi që Marquez të fitoj, kur ai ka humbur të gjitha raundet nga Floyd Mayweather Jr. Të gjithëve nuk mund t`ju përgjigjem, por këtij lexuesi i përgjigjem duke mos dashur të nënqomoj mendimin e tij, por shprehja, mendimi dhe përgjigjja ekziston: “Në të gjitha duelet që ka zhvilluar Pacquiao, është parë se ai ka pasur më së shumti telashe me Marquez, se me secilin kundërshtar tjetër. Pastaj ka pësuar goditje më shumë se prej cilido tjetri kundërshtar. Dy meçet e tyre kanë qenë të përafërta ku deri në çastet e fundit nuk është ditur fituesi. Nuk themë që sdo të fitojë Pacquiao, por them se do të ketë sërish vështirë. Tjetra është se nuk mund të krahasojmë përballjen e një boksieri i cili bokson me një boksier me tjetrin, sepse ka raste kur boksierët nuk i përshtaten njëri tjetrit, kjo është evidente në çdo sport, edhe tek individi por edhe te ai kolektivë.

E marrim një shembull konkretë kur themi tre boksierët legjendar, njëri prej tyre disa ditë më parë ndroi jetë,ai është Joe Fraizer.Të tre që kanë shkruar faqet më të bukura të boksit modern, Muhammed Ali, George Forman dhe Joe Fraizer. Të tre kanë luftuar ndërmjet veti, dhe secili ka fituar nga njëri. Muhammed Ali humbi meçin e parë nga Fraizer dhe pastaj Ali mposhti Fraizerin dy herë, por Fraizer i dha konkurrencë më të madhe se çdo boksier tjetër Alisë, gjatë gjithë karrierës së tij. Fraizer humbi dy herë me “Knock-Out” nga Forman, dhe ishte kundërshtar i lehtë për Forman. Tjetra është se Forman humbi nga Ali, dhe për Alinë, Forman ishte kundërshtar i njejtë si të tjerët. Për këtë arsye nuk mund të krahasojmë njërin me tjetrin, sepse variojojnë stilet për njëri tjetrin,prandaj themë se Marquez ka gjasa më të mira për të fituar. Definicioni dhe mendimi im është ky. Më lehtë Pacquiao do të ketë me Mayweather se me Marquez, dëshmitar do të jemi sonte kur në Las Vegas takohen këta dy burra të vërtet.

Analistët botëror nga një përmbledhje japin këtë mendim. Pacquiao ka gjasat e tij që edhe duelin e tretë të fitoj, por kështu thojnë, se Pacquiao nëse nuk fiton deri në raundin e gjashtë me “Knock-Out” atëhere Marquez do të ketë rastin e tij dhe mund të dal fitues, gjë që edhe unë pajtohem me mendimin e shumicës.

Përgatiti : Artan Vërbica
12 Nëntor 2011

1 thought on “Analizë: Pacquiao vs. Marquez -III-

  1. pershendetje artan pajtohem me mendimin tend plotsisht ka raste kur kunershtari edhe pse mund te jet me i dobet ndodh qe mund te jet i pa pershtatshem,i ndjeri freizer mundi alin ose(i pari qe idha k,o muhamed alis)pastaj freizer dy her humb nga foreman me nokaut,kurse legjenda ali nokauton foremanin e pa mposhtur.kshtu vlersoet jam i njejtit mendim.sa i perket pacquiao vs marquez un mendoj se pacquiao dot te del prap fitus per arsyen se esht ne formen me te mir,dhe i jap perparsi ne tempon e shpejt qe ka. dhe jo se esht i pa mposhtur ktu mund te dal edhe e kunerta per manyn,por gjithsesi let te mbetet ta shofim dhe fundin e kti super dueli respekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.