RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Bota e boksit në ditë zije për Joe Fraizer

2 min read

Filadelfija, SHBA, 7 Nëntor 2011 – Ish kampioni botëror Joe Fraizer ka ndruar jetë mbrëmë në qytetin e tij të lindjes në Filadelfija në moshën 67-vjeçare, pasi vuante nga sëmundja e kancerit në mëlqi. Legjenda “Smoking Joe” u bë i njohur pasi mposhti për herë të parë boksierin më të mirë të gjitha kohërave Muhammed Ali. Fraizer ishte kampion i botës për tre vite nga 1970 deri 1973, kur humbi titullin e kampionit botëror nga George Forman. Tre meçet me Muhammed Ali mbeten ndër më të mirat në histori të boksit botëror. Ai u penzionua me 1976. Në vitin 1971 u takuan për herë të parë kur mposhti me vendim unanim Muhammed Alin me vendim unanim pas 15-raundeve. Fraizer do të kujtohet edhe për atë, pasi është boksieri i parë që i dha “Knock-Down” Muhammed Alisë. Pas kësaj Ali kaloi disa vite në burg për shkak të refuzimit të shkuarjes në Vietnam. Fraizer mbajti titujt e kampionit botëror për tre vite duke qenë i pamposhtur, ku më pastaj humbjen e parë e pësoi nga George Forman me 1973. Më pastaj erdhi përballja e dytë me Muhammed Ali për titullin e Amerikës ku Ali doli fitues me vendim unanim. Dueli i tretë dhe më interesanti u zhvillua në Manila të Filipinës ku dueli ishte i barabartë deri në raundin e 14-të, dhe deri sa u pritë të fillon raundi i fundit Joe Fraizer dorëzoi meçin. Ky gjest nga ai do të mbahet në mend për shumë kend, dhe nga ky moment historianët e boksit filluan të shkruajnë se si Fraizer humbi meçin nga për shkak të psikologjisë së dobët, pasi ishte më i fortë se Ali. Deri sa Ali nuk kishte forcë për të vazhduar meçin, ai kërkohej me ngulm nga traineri i tij Angelo Dundi të vazhdoj, Fraizer papritmas e dorëzoi meçin. Pas kësaj Ali ra në gjunjë duke mos pasur forcë as të ngritet për të mbajtur titullin e kampionit botëror.

Me të ndëgjuar për vdekjen e Joe Fraizer nga Muhammed Ali, ai deklaroi: “Bota sot humbi një kampion të madh. Gjithëmonë do t`a kujtoj me Fraizerin me respekt dhe admirim”.

Fraizer është edhe fitues i artë i medaljes Olimpike me 1964 në Tokyo të Japonisë.

Fraizer do të mbahet mend për tërë jetën për sportdashësit e boksit, pasi ka shkruar faqet më të bukura të boksit modern. Edhe Kosova Boxing mori lajmin e vdekjes së tij me dhimbje, pasi ai vlerësohej si njëri që bëri boksin kaq të popullarizuar.

Artan Vërbica
8 Nëntor 2011

1 thought on “Bota e boksit në ditë zije për Joe Fraizer

  1. Joe Frazier legjenda qe vdes fizikish por sdo harrohet kurr nga boksdashesit.
    Do jete gjithnje gjalle midis tyre dhe do kujtohet me nostalgji per ate cka i dha boksit.
    Joe Frazier shpirti jot i prefte ne parajse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.