RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Pritje e Haxhi Krasniqit nga Federata e Boksit të Kosovës, Komiteti Olimpik dhe Departamenti i Sporteve

3 min read

Prishtinë, 8 Nëntor 2011 – Sot në ambientët e Shtëpisë së Sporteve nga Federata e Boksit të Kosovës, Komiteti Olimpik dhe Departamenti i Sporteve është pritur Kampioni i Evropës Haxhi Krasniqi. Në pritje për ta pritur kishin dal Kryeatri i FboxK-së, Ramadan Selimi, Kryetari i KOK-ut Besim Hasani dhe Drejtori i Departamentit të Sporteve Ibër Alaj. Të pranishëm ishin edhe legjendat e boksit të Kosovës, sekretari i FboxK-së Mehmet Bogujevci, Selekori Xhevdet Peci, dhe poashtu sekretari teknik Latif Demolli.  Pas pritjes së boksierit tonë i cili muajin e kaluar fitoi titullin e kampionit të Evropës në versionin WBO, organizatorët kishin organizuar edhe një konferencë për media.

I pari që mori fjalën ishte Kryeatari i FboxK, Ramadan Selimi i cili uroj për suksesin dhe vizitën në Institucionet e Boksit të Kosovës. “Kjo është një ditë feste për Federatën tonë, pasi Haxhi Krasniqi me vullnetin e tij ka ardhur të na nderoj. Ka qenë kënaqësia e jonë për ta pritur dhe ne i urojmë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen” theksoi Selimi.

Më pastaj fjalën e mori Presidenti i KOK-ut Besim Hasani, i cili dha disa fjalë miradije për boksierin tonë. “Haxhiu ka arrit një sukses të madh, shpresojmë të mos ndalet dhe të shofim shumë shpejt kampion bote. Ai është duke na përfaqësuar denjësisht në arenën ndërkombëtare. Shpresoj boksi profesionist të pranohet në AIBA dhe Haxhiu do të mbrojë ngjyrat e Kosovës, në Olimpijadën e vitit 2016 në Brazil” theksoi Hasani.

Edhe Drejtori i Departamentit të Sporteve, Ibër Alaj i uroj për arritjet dhe sukseset e Krasniqit. “Shpresojmë Haxhiu shumë shpejt të bëhet edhe kampion i Botës.  Ky sukses na bën që edhe ne të ndihemi mirë, dhe i uroj edhe në të ardhmen suksese” theksoi Alaj.

Ndërsa i befasuar me mikpritjen ishte Haxhi Krasniqi i cili falenderoi për pritjen të gjithë pranishmit. “Ky është vetëm fillimi i imi. Do të bëj çmos të sjell edhe brezin e kampionit botëror në Kosovë. Luan Krasniqi ishte shumë afër, vetem një hap, e unë dua të vazhdoj rrugën e tij dhe të bëhem kampion bote. Unë jam i bindur se në fund të vitit të ardhshëm do të fitoj titullin e kampionit botëror.

Pyetjet e shumë mediave ishin se kur Krasniqi do të mbroj titullin e kampionit evropian. “Termini i përfolur është me 7 Janar në vitin e ardhshëm, por asgjë ende nuk ka konkrete. Gjatë kësaj jave do të mësohet definitivisht se kur të ngjitem sërish në ring” tha Krasniqi.

Njëra nga pyetjet nga gazetarët ishte, kush do të jetë kundërshtari i radhës? “Nuk e di ende, por besoj të jetë njëri nga TOP-10 në ranglistat e WBO-së” theksoi Krasniqi.

Në fund Haxhiut iu ndanë disa dhurata modeste nga Federata e Boksit të Kosovës dhe Komiteti Olimpik, dhe poashtu Haxhiu i dhuroi dorezat me mbishkrim që ka fitu titullin e kampionit evropian për Federatën e Boksit të Kosovës.

Foto : Shpend Ahmeti

Artan Vërbica
8 Nëntor 201

2 thoughts on “Pritje e Haxhi Krasniqit nga Federata e Boksit të Kosovës, Komiteti Olimpik dhe Departamenti i Sporteve

  1. bravo … Kosova po nxjerr gjithnje e me shpesh boksjera te rangut boteror. Suksese te metjeshme Haxhi Krasniqit.

    ect dhe ai me ndihmen e zotit dhe me vullnet ne rrugen e te madhit Luan Krasniqi

  2. po me pelqen shum vizioni i bokserit krasniqi pasi qe po e ndan gezimin dhe te arriturat e tij me bashkatdhetaret e vet.sepse edhe ne jemi perkrahes te tij dhe normal krenohem me bokserin eri krasniqi.dhe i deshirojm suksese ne te ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.