RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Nuri Seferi operon me sukses këmbën

2 min read

Kampioni ynë evropian në kategorinë kruzer në versionin WBO, Nuri Seferi ka operuar me sukses këmbën e majtë, të cilën prej kohësh e mundon. Seferi ka një kohë të gjatë që vuan nga një dëmtim muskulor dhe i është dashur modemos ndërhyrja kirurgjike. Ai e kaloi këtë ndërhyrje me shumë sukses dhe mjekët i thanë se ai do t`i kthehet shumë shpejt ringut. Seferi i cili mujajin e kaluar mbrojti titullin e kampionit evropian në Gostivar kundër belgut Tony Ingilrest me TKO 3, tani shfrytëzoi këtë kohë që para vitit të ri dhe gjatë dimrit të riaftëson këmbën, sepse pret që do të ketë sfida të mëdha në vitin e ardhshëm.  “Kam disa vite që kam probleme me këmbën dhe ndërhyrja kirurgjike ishte e pashmangshme. E shfrytëzova kohën pasi mbrojta titullin dhe këtë fazë tani kur boksi paralizohet apo shumë e kalojnë për pushime. Operacioni ishte i sukseshëm dhe mjekët më thane se unë shumë shpejt do të riaftësohem ku mund të filloj stërvitjet. Shpresoj që në fillim të pranverës të jam i gatshëm për sfidën e parë” theksoi Seferi për Kosovaboxing.org.

Nuri Seferi në ranklistën e fundit nga versioni WBO, radhitet i 5-ti në Botë. Ai nuk do të nxiton që të merr një përballje të fortë në fillim të vitit të ardhshëm. Së pari do të mbroj titullin e evropës sërish, e pastaj do të shikoj mundësin e sfidës për brezin e kampionit botëror të versionit WBO. Titulli i kampionit botëror në versionin WBO mbahet nga gjermani Marco Huck. Seferi është përballuar me Huck në vitin 2006 kur kishte humbur me vendim unanim, por Seferi në atë përballje kishte boksuar i lënduar dhe jo i riaftësuar kundër tij. Në vitin e ardhshëm gjasat qëndrojnë reale për të boksuar sërish kundër Huck.

Kosova Boxing i uron shërim sa më të shpejt boksierit tonë.

Artan Vërbica
10 Nëntor 2011

3 thoughts on “Nuri Seferi operon me sukses këmbën

  1. Nuri te uroj nje sherim te plote dhe te kujtoj qe boxi ka nevoj per ty jo vetem si boxier. Ju nuk keni vetem te drejte por edhe detyrim te jeni mire.

    FORZA KAMPION!

    Ju lutem mos na mungoni njoftime nga shendeti juaj.

    Ju perqafoj fort
    Bona.

  2. Isha dje tek Nuriu, gjendja e tij është mirë aj gjindet ne rrugen e sherimit, gjith do te shkoj mirë!
    Te fala Hyseni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.