RTK

RTKLive
2 Maj, 2024

Alexander Povetkin bën hapin drejt përballjes Wladimir Klitschkos

2 min read

Hamburg, Gjermani, 29 Shtator 2012 – Kampioni botëror në versionin WBA, Alexander Povetkin 25-0 (17 KO) ka shënuar fitore ndaj Hasim Rahman 50-8-2 (41 KO) me knock-out teknuk në raund të dytë.

Fillimi i luftës dukej të jetë i nivelit të lartë, por shumë shpejt, Povetkin mori kontrollin duke përfunduar duelin mjaft shpejtë. Pas një goditje të mirë me kroshe të  majtë, e vazhduar nga një breshëri e goditjet të forta,  Rahman mbahej me një dorë në litar dhe kishte humbur ekulibrin e tij. Povetkin mori përparësi të plotë të situatës dhe vazhdimisht nuk e lëshonte duke e mbajtur në presion, i cili Rahman nuk ishte në gjendje të mbrojë veten më. Prandaj, gjyqëtari ndaloi meçin pas një minutë dhe 46 sekonda të raundit të dytë. “Dëshira ime është që unë luftën e radhës të zhvillojë kundër Wladimir Klitschko. Besoj se kjo do të ndodh shumë shpejtë” theksoi Povetkin pas duelit.

Por, Povetkin duhet të pres fituesin e duelit Wladimir Klitschko dhe polakut Mariusz Wach.

Në parameç të Povetkin dhe Rahman u takuan Kubrat Pulev 17-0-0 (9 KO) dhe Alexander Ustinov 27-1-0 (21 KO). Në këtë meç triumfoj Pulev i cili fitoi me knock-out në raund të 11-të. Pulev para këtij dueli radhitej i treti në versionin IBF dhe kjo fitore do të sjellë atë në pozitën e parë. Mund të ndodh që edhe Pulev të bokson para Povetkinit kundër Wladimir Klitschkos.

Në këtë mbrëmje boksoi edhe Culcay Jack i cili shënoi fitoren e radhës. Jack 13-0 (9 KO) kishte përball britanikun Mark Thompson 24-2-0 (14 KO). Jack arriti që në raundin e pestë të përmbyll këtë përballje.

Artan Verbica
1 Tetor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.