RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Shuhet nga jeta trajneri legjendar Emmanuel Steward

2 min read

Njëri ndër trajnerit më të mirë i të gjitha kohërave Emmanuel Steward është shuar nga jeta sot, lajmerojnë mediat amerikane. Steward kishte vdekur në moshën 68 vjeçare deri sa ende nuk dihet arsyeja e vdekjes së tij. Ai kishte pasur një çregullim në stomak në muajin shtator dhe ishte shtrirë në spital ku më vonë sëmundja e tij doli të jetë e komplikuar.

Këtë vit ndrroi jetë edhe trajneri legjendar Angelo Dundee.  Bota humbi dy trajner që do të përkujtohen çdo herë.

Steward gjatë karrierës së tij ka ushtruar shumë kampionë të botës ndërkohë rezultatet më të mira që i ka arritur janë me Thomas Hearns, Lennox Lewis dhe Wladimir Klitschko.

Steward rrjedh nga një familje kubanze. Ai u lind në West Virginia ndërsa në moshën 12 vjeçare së bashku me nënën e tij u shpërngul në qytetin Detroid. Pasi filloi jetën në Detroid ai filloi të stërvis në klubin e boksit Brewster Recreation Center, ku trainer e kishte boksierin legjendar Joe Louis dhe trainerin Eddie Fotch. Ai bëri karrierë të bujshme si amator duke shënuar rekord shumë të mirë 94 fitore dhe vetëm 3 humbje. Në vitin 1963 fitoi titullin “National Golden Gloves” të Amerikës. Për shkak të jetës së tij të keqe sociale ai u detyrua të largohet nga boksi duke punuar si elektricist.

Në vitin 1971 i rikthehet boksit, por kësaj here si trajner në klubin e boksit “Kronk” të cilin e bëri ndër më të njohurit në botë. Ai fillimisht ushtroi boksierët amator ku më pastaj i përgatiti edhe për ringjet profesionale.

Me 2 Mars 1980 Steward arriti titullin e parë të trajnerit duke fituar titullin e kampionit botëror me boksierin Hilmer Kenty.

Sukseset më të mëdha i arriti me boksierin Thomas Hearns duke mposhtur me te legjendat Roberto Duran, Sugar Ray Leonard dhe Marvin Hagler. Më pastaj suksese të mëdha arriti edhe me Lennox Lewis dhe në vitet e fundit me Wladimir Klitschko.

Gjatë karrierës së tij Steward stërviti këta boksier:

Përgatiti:
Artan Vërbica
25 Tetor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.