RTK

RTKLive
7 Dhjetor, 2021

Tatli kundër Paolo Gassani me 8 Dhjetor për EU titull?

1 min read

Janë bërë të gjitha përgatitjet që boksieri ynë Edis Tatli të sfidon titullin EU-EBU titull. Ishte paraparë që Tatli të sfidon titullin e Bashkimit Evropian në muajin tetor por kjo iu shty. Pastaj pati tentativa që Tatli këtë titull të sfidon në parameçin e Robert Helenius i i cili bokson me 11 Nëntor në Helsinki, por promoteri dhe menaxheri i tij Pekka Maki ka vendosur që Edis Tatli të boksoj me 8 Dhjetor në Helsinki dhe kjo mbrëmje e boksit të organizohet enkas për te, ku Tatli do të ketë meçin kryesor.

Kundërshtar i Tatlit do të jetë italiani Paolo Gassani i cili ka rekord prej 16 fitore (8 KO) dhe 2 humbje. Ndërsa Tatli deri më tani njeh vetëm fitoret 18 meçe,  18 fitore (4 KO).

“Jam në vazhdën e përgatitjeve ku jam në pritje për datën kur do të më caktojnë kur do të boksoj për titull. Kjo nuk më pengon sepse unë jam duke stërvitur dhe sukseset e mija do të vijnë” theksoi Edis Tatli për Kosova Boxing.

Artan Vërbica
21 Tetor 2012

1 thought on “Tatli kundër Paolo Gassani me 8 Dhjetor për EU titull?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.