RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Zenunaj këtë fundjavë kundër Peter Balaz

1 min read

Boksieri ynë Dardan Zenunaj i cili u promovua dy javë më parë para publikut kosovar me fitore, do të ketë një betejë tjeter. Ai me 27 Tetor në Bruksel të Belgjikës do të boksoj kundër boksierit nga Sllovakia, Peter Balaz.

Ky meç për Zenunaj do të jetë i pari në tetë raunde. Ndërkohë që Zenunaj me 1 Dhjetor do të sfidon titullin e Belgjikës.

Nga meçi i zhvilluar në Prishtinë, Zenunaj shpalosi një meç solid duke lënë mbresa tek adhuruesit e boksit.

Deri më tani Zenunaj ka zhvilluar 4 meçe profesioniste, ku ka shënuar 3 fitore (2 KO) dhe 1 humbje. Ndërsa kundërshtari i tij Balaz ka gjithësejt 39 meçe profesioniste me rekord prej 2 fitore, 34 humbje, 2 barazime dhe 1 meç të pakontestuar.

Artan Vërbica
24 Tetor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.