RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Terbunja kundër serbit Mihajloviq me 16 Nëntor

1 min read

Boksieri ynë perspektiv Naim Terbunja sfidën e radhës do të ketë kundër boksierit serb Srdan Mihajloviq. Ky duel do të zhvillohet në qytetin Linkoping në Suedi me 16 nëntor dhe do të zhvillohet në 6 raunde.

Terbunja deri më tani ka zhvilluar 4 meçe profesioniste duke fituar të katër përballjet. Ky do të jetë meçi dytë kundër një serbi. Ai meçin debutues e pati me Vladimir Spasojeviq ku shënoi fitore me vendim unanim. Ndërsa kundërshtari i tij Srdan Mihajloviq deri më tani ka zhvilluar 9 meçe profesioniste duke shënuar 6 fitore (5 KO) dhe 3 humbje.Të tre humbjet Mihajloviq i ka humbur me anë të pikëve.

Terbunja deri më tani në katër përballjet e para nuk ka kursyer asgjë nga vetëvetja duke rezikuar dhe boksuar me kundërshtar të denjë. Kjo edhe dha rezultat duke sjellur atë shumë shpejt në ranglistën botërore në vendin e 264 në boxrec. Deri sa serbi Mihajloviq rangohet më lartë në pozitën e 201-të.

Tërbunja së fundi u paraqit në qytetin e lindjes ku dhuroi spektakël dhe boks cilësor duke mposhtur polakun Bartomiej Grafka me vendim unanim.

Artan Vërbica
26 Tetor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.